Lu Asey dhe vëllai

Vajza nuk mundi të blinte fustanin e maturës, vëllai ia krijon atë (FOTO)

20 Shkurt 2020, 20:08| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 20:12

  • Share

Prindërit nuk mundën të merrnin me qira një fustan për maturën e vajzës, por vëllai i saj e gjeti zgjidhjen.

Sipas Bored Panda, Maverick Francisco Oyao nga Filipinet krijoi një fustan të mrekullueshëm për natën e madhe të motrës së tij,  Lu Asey.

Fotografitë e veshjes përrallore pas publikimit u bënë virale në internet, duke marrë komente nga e gjithë bota.

Mave skicoi dhe krijoi fustanin e mbrëmjes së maturës për motrën e tij.

Ai nuk ka mbaruar dizajn, por thjesht studion edukimin e kulturës dhe arteve në universitet.

Gjithashtu zbuloi se iu desh rreth një javë e gjysmë për të përfunduar veshjen deri në detajet më të vogla.

Fatkeqësisht, motra e Mave nuk fitoi çmimin e “Fustanit më të mirë në mbrëmjen e shkollës”, por ata të dy ishin të lumtur me rezultatin përfundimtar.

Vajza nuk mundi të blinte fustanin e maturës, vëllai ia krijon atë
22/17
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?