Vaksinimi COVID i fëmijëve, frikë nga efektet anësore, pediatrja: 12-vjeçarët refuzojnë, adoleshentët pro

16 Dhjetor 2021, 16:09| Përditesimi: 16 Dhjetor 2021, 16:15

  • Share

Pas më tepër se një muaji, mjekët pediatër pohojnë se ka një interes të shtuar për vaksinimin e adoleshentëve +16 vjeç ku mesatarisht në një qendër shëndetësore kryhen 2-3 vaksinime në ditë për këtë kategori. Por shqetësuese është refuzimi i vaksinës tek fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

“Është rritur interesimi nga ana e prindërve sigurisht, është rritur dhe vaksinimi. Kemi vaksinim 16+  flas gjithmonë, me mesatare 70-80 vaksinime në total. Jemi ende në dozën e parë që është aplikuar te shumica e pacientëve duke qenë se tani është rritur edhe interesimi”, u shpreh pediatrja.

Pediatrja Iris Mali thotë se ka ende shumë prindër skeptikë, për shkak të informacioneve të shumta jo zyrtare dhe teorive konspirative.

“Janë skeptik për ato që ne i quajmë efekte anësore dhe popullsia i quan gjëra jo të dëshiruara le ta themi sepse duke qenë se dhe informacioni është goxha i madh që marrin qoftë i vërtet qoftë i pavërtetë i bën që të jenë skeptik”, tha Mali.

Në një intervistë për Report Tv, mjekja rekomandon vaksinimin ndaj COVID të të gjithë fëmijëve me sëmundje kronike.

“Është e mira që të vaksinohen sidomos dhe në këtë periudhë që jemi në periudhën e dimrit ku është e shtuar dhe sëmundshmëria akute le ta themi dhe COVID normalisht është prezent, është e mira të vaksinohen”, vijoi ajo.

Në qendrat shëndetësore por edhe në Urgjencën e Pediatrisë, është vërejtur një fluks i shtuar i fëmijëve për shkak të virozave të stinës. Nuk mungojnë as rastet me COVID, por sipas mjekëve janë në shifra të ulëta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?