Valë dorëheqjesh/ Shkon në 59 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga frika e Vettingut

26 Shkurt 2021, 20:14| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 20:46

  • Share

Ka shkruar në 59 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë pas miratimit dhe nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut. Në 5 janar 2021, edhe gjyqtari i Apelit i në Gjirokastër Izet Salaj ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Salaj po i nënshtrohej procesit të Vetingut që në muajin mars 2019. Pas dorëheqjes, Komisioni i Vetingut, në 22 shkurt 2021, ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin për 15 vjet nga drejtësia. Në 17 shkurt 2021, Komisioni i Vetingut ka përjashtuar nga drejtësia edhe Fatbardh Çonikun, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas dorëheqjes së tij.

Në 1 shkurt 2020, Komisioni i Vetingut ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe t’i heqë të drejtën për 15 vjet për t’u bërë pjesë e drejtësisë për prokurorin Henrik Ligori, i cili aktualisht është avokat i doktorit Edvin Prifti, i arrestuar me urdhër të SPAK.

Nga drejtësia ka dhënë dorëheqjen edhe Kostika Çobanaqi, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Pas dorëheqjes, Komisioni i Vetingut, në mes të muajt janar 2021, ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit dhe të përjashtojë gjyqtarin për 15 vjet nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë.

Verifikimi i trefishtë për gjyqtarin e Beratit kishte nisur që në nëntor të vitit 2019. Në 12 nëntor të vitit 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, organi bazë i Vetingut, i ka dërguar gjyqtarit dosjen me rezultatet e hetimit, ndërsa i ka kaluar atij barrën e provës, për të shpjeguar të kundërtën e rezultateve të hetimit në ngarkim të tij. Ndërkaq, disa gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë, të lakuar ndër vite për vendimet dhe pasuritë e dyshimta, të cilët ia mbathën nga sistemi i drejtësisë duke evituar përballjen me Vetingun, janë bërë në avokatë.

Subjektet e dorëhequra

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

Agim Dilka, prokurori në Elbasan

Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

Fran Prendi, Gjykata Speciale

Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

Adrian Nezha, prokuror Tiranë

Ermir Beta, prokuror në Berat

Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

Merita Xhani, Gjykata Durrës

Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Komento

Komente

  • Meni: 27/02/2021 17:46

    Kjo Merita Xhani ka marr me mashtrim një pjes prone të ish hotel Vollgës në Durrës. Ska dashur lek në gjygjet që ka bër, por ka mar pronë. I shoqi i saj menaxhonte gjygjet e hallexhinjëve.

    Përgjigju
  • Bepi: 27/02/2021 05:44

    Shum let tash futni ne burg cfar provash doni ma

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 26/02/2021 21:35

    Po largohen si pleshta qe jane fryre duke pire gjak.

    Përgjigju
  • Tani: 26/02/2021 21:17

    Ikni sa me shpejt o gjykates te plepave ,,se do jua marrin te gjitha pasurite qe keni vene padrejtesisht ,,nuk i shpetoni dot syrit te belgut jakobs...

    Përgjigju
  • Publik: 26/02/2021 20:36

    Shumë të nderuar njerëz të ligjit. Të dorëhiqesh tani është njësoj sikur një vrasës të kërkojë falje dhe pastaj të mos dënohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?