Valencia ‘kockë e fortë’ për Barcelonën, Sevillia mposhtet në transfertë

3 Shkurt 2019, 10:42| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 10:43

  • Share

Në “La Liga” Barcelona është ndalur me shifrat 2-2 kundër Valencia-s. Katalanasit e panë veten në disavantazh të dyfishtë në minutën e 32 kur Parejo pas golit të Gameiro-s realizoi me penallti.

Nga ky moment Barcelona rriti ritmin në “Camp Nou” dhe shkurtoi diferencat me Messi-n nga 11 metra para se të mbyllej pjesa e parë. Ishte sërish ‘pleshti magjik’ ai që shtangu portierin e Valencia-s në fraksionin e dytë të lojës duke stampuar shifrat në 2-2.

Ndërkohë Një tjetër hap të gabuar për “Championsin” ka hedhur Sevillia, e cila në është mposhtur minimalisht 1-0 në transfertë nga Celta Vigo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?