6 gola ,VAR, polemika dhe nga një pikë për skuadrat. Fiorentina-Inter ndeshja e fundit e javës së 25-të të Serisë A i pati të gjitha. Në stadiumin Franchi autogoli i De Vrij zhbllokon rezultatin që në minutën e parë dhe i jep avantazhin vendasve. Megjithatë Interi barazon shumë shpejt në minutën e 6-të me një ish. Rrjetën e tund Vecino.
Më pas zikaltërit arrijnë edhe të përmbysin rezultatin dhe të marrin një avantazh të mirë duke e dërguar ndeshjen në 3-1 falë golave të Politanos në fundin e pjesës së parë dhe të Perisic në fillimin e të dytës falë një penalltie të akorduar me VAR. Luis Muriel shënon një gol kryevepër për të ngushtuar diferencën ndërsa barazimin Fiorentina e gjen në minutën e 101-të me Veretout që kthen në gol një penallti të dhënë nga VAR që shkaktoi shumë polemika.Interi ruan vendin e tretë por tashmë Milani është vetëm dy pikë larg.
Veretout barazon me penallti
Në fitoren 4-0 të Napolin në Tardini ndaj Parmës protagonist ishte edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares bëri një ndeshje të mirë duke dhënë edhe asistin tek goli i parë i shënuar nga Zielinski. Një dygolësh shënoi polaku Milik që tundi rrjetën në minutat 36-të dhe 73 ndërsa llogaritë i mbylli Ounas 8 minuta nga fundi.
Lojtaret e Napolit festojne nje gol te Milik
Napoli mbetet 13 pikë larg Juventusit kryesues.
Në La Liga Real Madrid fiton me dy penallti në favor dhe me polemika. Los Blancos mposhtën 2-1 në transfertë Levanten falë penalltive të kthyera në gol nga Benzema në fundin e pjesës së parë dhe Gareth Bale në të dytën . Javën e ardhshme luhen dy “El Clasico” radhazi në Kupë dhe kampionat.