Programacion

E Diel
16
Maj
E Hënë
17
Maj
E Martë
18
Maj
E Mërkurë
19
Maj
E Enjte
20
Maj
E Premte
21
Maj
E Shtunë
22
Maj
E Diel
23
Maj
E Hënë
24
Maj
E Martë
25
Maj
E Mërkurë
26
Maj
E Enjte
27
Maj
E Premte
28
Maj
E Shtunë
29
Maj
Aktualitet

Varhelyi nesër në Tiranë për vaksinat, takime me Ramën e Bashën

4 Maj, 13:52| Përditesimi: 4 Maj, 13:56

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, mbërrin nesër në Tiranë, ku edhe do të dorëzojë sasitë e para të vaksinave të Pfizer të sponsorizuara nga BE.

Gjatë vizitës së tij komisioneri Evropian do të takohet me Kreyministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë në orën 10:00, konfirmo për Report TV zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në fund të fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, orari për të cilin nuk është përcaktuar ende.

Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Të hënën komisioneri Evropian ka nisur turin e tij në Ballkanin Perëndimor. E para ndalesë për Varhelyi ishte Serbia, ku ai u takua me kryeministren Ana Bërnabiç. Ditën e sotme komisioneri ka qëndruar në Bosnjë Hercegovinë, më pas do të ndalet në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Vizitën e tij ai do ta mbyllë në Kosovë.

 

S.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    25 prilli, a mendoni se pas ankimimeve të PD -LSI do kemi ndryshim rezultati në qarqe apo në rang kombëtar?