KOSOVË - Vetëm 3-javëshe dhe virusi nuk u tregua aspak i mëshirshëm kundrejt foshnjës që humbi jetën mbrëmjen e djeshme nga COVID-19 në Kosovë.
I lindur më 13 gusht në Ferizaj, bebi ka shkuar më 28 gusht në spital për të marrë trajtimin e posaçëm mjekësor në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale për ta mbajtur në jetë, foshnja nuk arriti t’i mbijetonte armikut të padukshëm,, COVID-19.
Sipas mediave vendose, mësohet se foshnja është infektuar nga familjarët.
Situata epidemiologjike vijon të përkeqësohet pavarësisht masave anti-COVID të ndërmarra nga qeveria.
Të rinj, gra shtatzënë dhe foshnje kanë humbur jetën tragjikisht ditët e fundit në Kosovë nga COVID-19.
Varianti delta përbën tashmë shumicën e rasteve pozitive, duke e bërë deri më tani variantin më të rrezikshëm.
Lajmi kryesor:
Varianti delta nuk mëshiron! 24 viktima nga COVID-19 në Kosovë, mes tyre një foshnjë 3-javëshe dhe nëna e re 26-vjeçare
J.GJ./ReportTv.al