Varianti i ri i COVID-19, Shefi ekzekutiv i BioNTech: Duhen 6 javë për të testuar vaksinat

22 Dhjetor 2020, 13:14| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 13:17

  • Share

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech thotë se është ende e paqartë nëse vaksina aktuale do të jetë në gjendje të sigurojë mbrojtje ndaj variantit të ri = të COVID-19, por "shkencërisht, ka shumë të ngjarë që përgjigja imune nga kjo vaksinë gjithashtu të ketë edhe për variantin e ri.

Ugur Sahin, shefi ekzekutiv në BioNTech tha se duhen studime të mëtejshme për të siguruar që vaksina aktuale funksionon kundër llojit të ri. Sidoqoftë, nëse vaksina duhet të ndryshohet kompania mund ta bëjë këtë në rreth 6 javë, shtoi ai.

"Ne kemi besim shkencor se vaksina mund të sigurojë mbrojtje por ne do ta dimë atë vetëm kur të bëhet eksperimenti dhe do të na duhen rreth dy javë nga tani për të marrë të dhënat e para të cilat do t'i publikojmë sa më shpejt të jetë e mundur," Tha Sahin.

Në atë rast, rregullatorët mund të duhet të miratojnë përsëri ndryshimet përpara se të përdoren vaksinat për popullatën.  Sidoqoftë, kompania ka besim se vaksina e saj e miratuar së fundmi nga EMA ka shkallë të lartë reagimi.

Sahin tha që proteinat në variantin e Mbretërisë së Bashkuar janë 99% të njëjta me ato të llojeve mbizotëruese, dhe për këtë arsye BioNTech ka "besim shkencor" se vaksina e saj do të jetë efektive.

Varianti i zbuluar kryesisht në Londër dhe juglindje të Anglisë javët e fundit ka ngjallur shqetësim në të gjithë botën për shkak të faktit se ai mund të përhapet më lehtë.

Ndërsa nuk ka asnjë indikacion që shkakton sëmundje më serioze, shumë vende në Evropë dhe më gjerë kanë kufizuar udhëtimin nga MB si rezultat.

Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën do të mbledhë anëtarët e saj për të diskutuar strategjitë kundër variantit të ri të koronavirusit.

OBSH po "monitoron nga afër situatën" dhe është i prirur të trajtojë strategjikisht "testimin, zvogëlimin e transmetimit” shkroi Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH Evropë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?