Programacion

E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
Shëndeti

Varianti i ri Omicron i COVID, debati në Report Tv! Alimehmeti: Aktualisht s'kemi pse shqetësohemi, më i butë se Delta! Dollenberg: Ka virulencën e lartë, por jo vdekshmërinë

29 Nëntor 2021, 13:51| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 19:08

Varianti nga Afrika e Jugut 'Omicron' ka alarmuar sërish botën duke marrë masa bllokimi si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e tij. Por për epidemiologun Ilir Alimehmeti ky variant është ende i ri, ku ka shumë pak raste infektimi dhe ende nuk ka të dhëna se si sillet virusi. I ftuar në debatin në Report Tv, Alimehmeti tha se varianti Omicron nuk i plotëson kushtet 'për të qenë shqetësuese' siç e ka shpallur OBSH dhe për këtë ai thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë është treguar 'minimalisht naive'.

Ai tha se edhe bllokimi i fluturimeve që kanë ndërmarrë disa vende nuk do të frenojë këtë variant, pasi kjo u pa me përhapjen e varianteve të tjera. Alimehmeti tha se vaksinimi duhet të kryhet nga të gjithë qytetarët dhe se imunizimi është e vetmja zgjidhje që mund të bëhet ndaj COVID.

"Varianti i ri , OBSH e quan variant shqetësues. Ky variant ka disa dhjetëra mutacione, disa prej tyre mendohet se ka trasmetueshmërinë të lartë. Nga pikëpamja e të dhënave se si sillet ky virus nuk kemi, pasi deri tani kemi ende pak të dhëna për shkak se nuk ka shumë të infektuar me të edhe pse rastet po rriten. me kaq pak raste zor se mund të dalësh me një përfundim. Nuk ka rast ende për panik pasi ke i pasur disa variante që nuk shkaktuan asnjë në Europë,  përveç variantit Delta. Ky rast i shpallur pas 48 orëve ishte shumë i papritur. Mjekët e Afrikës së Jugut na tregojnë së është një variant i lehtë. OMICRON nuk i plotëson kushtet për të qenë shqetësues. Me të dhënat deri tani nuk i plotësojnë të dhënat se është variant shqetësues, vetëm nëse ka të dhëna që ende nuk janë bërë publike. Nuk është më i rrezikshëm se variantet e kaluara. Ndërprerja e fluturimeve është më pa sens, dhe OBSH po bën ca reagimi minimalisht navi pasi e deklaron shqetësuese dhe më pas thotë mos bëni mbyllje. Edhe po të mbyllet nuk ndalohet përhapja e tij, të gjitha variantet u përhapen dhe nuk u bllokuan dot përmes bllokimit të fluturimeve", tha Alimehmeti.


Edhe mjekja shqiptare Aurora Dollenberg tha se në Gjermani është konfirmuar rasti i parë me variantin afrikan dhe se ajo që është kuptuar deri tani është se ka infektueshmëri të lartë por jo vdekshmëri të lartë.

"Pacienti i parë në gjermani me varintin Afrikan është vërtetuar dhe kjo ka alarmuar autoritetet. Varianti afrikan ka një infektueshmëri më të lartë por jo vdekshmëri të lartë, të paktën nga të dhënat deri tani. Gjermania ka arritur në ekstreme të tilla ku po kërkon ndihëm nga vendet në kufi pasi spitalet janë të mbingarkuara dhe ky variant i ri tha alarmin që masat kufizuese të rriten që të ketë një lock doën të pjesshëm në landet ku kanë më shumë të infektuar", tha Dollenberg.

Epidemiologu Alimehmeti foli edhe për masat e marra në vendin tonë lidhur me kufizimin e pandemisë, ku tha se ora policore nuk ka asnjë vlerë dhe se vetmja gjë që duhet të shmanget janë grumbullimet e mëdha, pasi ato sjellin raste infektimi të larta.

" Duhet të shmangen grumbullimet e mëdha. Ne kemi një imunitet që të tolerojmë grumbullimet deri ne qindra vetë, por jo te mijërat dhe dhjetëra mijëra. Ndeshja në stadium patën efekt të madh në rritjen e rasteve. Duhet të shmangen grumbullimet e mëdha", tha Alimehmeti. 
 

 

I.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 29/11/2021 18:09

    Kjo "gjermania" Dollenberg eshte egjithditur.kjo Fierake nuk eshte shtetase shqiotare, kot e therrisni per opinione

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I ftohti polar, a jeni dakord me vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat?