Receta

Varianti më i shpejtë i byrekut me djath nga zonja Vjollca

26 Mars 2021, 10:15| Përditesimi: 26 Mars 2021, 10:16

  • Share

Varianti më i shpejtë i byrekut me djath

1/2 pako me petë

200 gr djath I bardhë

200 gr djath I verdhë

1 tufë majdanoz

500 ml qumësht

3 vezë

1 lugë kafe piper I kuq

50 ml vaj ulliri

Kripë

1 lugë çaji susam

tepsi 18 x 37 c,m

Përgatitja:

Fillimisht palosim petët role dhe I presim ato në shirita me gjerësi 1.5 cm I hapim në tavolinë dhe I lëmë pak të thahen. Më pas I ndajmë në 3 pjesë. Lyejmë një tavë me përmasat 18 x 37 cm me pak vj dhe shtrojë në tepsi 1/3 e petëve duke i niveluar ato. Në një tas rrahim 3 vezë të plota, shtojmë mbi to qumështin, piperin e kuq, vaj, kripë dhe I përziejmë sëbashku. Lagim petët me 1 garuzhde , thërrmojmë djathin dhe shpërndajmë 1/2 mbi sipërfaqen e petëve mbi djathin e bardhë, shpërndajmë djathin e verdhë, grijmë majdanozin dhe spërkatim në 1/2 sipërfaqen e djathit. Fillojmë përsërim shtresat si më parë, peta I lagim me qumësht e djath të bardhë, djath të verdhë I spërkasim me majdanoz. Në fund I mbulojmë petat e mbetura I lagim me qumështin e mbetur I spërkatim me susam dhe I pjekim ne temperaturë 180 gradë Celsius për 30 minuta.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?