Kultura

'Varre pa emër', dokumentari për të zhdukurit e komunizmit shfaqet në Shkodër! Skenaristja Admirina Peçi: Dëshmi të familjarëve dhe dokumente arkivore

18 Shtator 2021, 16:46| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 21:17

  • Share

SHKODËR-"Varret pa emër" është shfaqur mbrëmjen e së premtes në kinema "Millenium" në Shkodër. Një dokumentar me dëshmi të familjarëve dhe dokumente arkivore që tregojnë se si regjimi i Enver Hoxhës u soll me kundërshtarët politikë, duke i vrarë, burgosur e internuar dhe në mijëra raste duke u zhdukur varrin.

Skenaristja Admirina Peci, njëherësh autore e "Dosja K" në Report Tv tha se kjo është një plagë akoma e hapur pasi janë me dhjetëra varreza masive të pagërmuar dhe qindra të vrarë dhe pushkatuar, dhe familjarët nuk kanë një varr për t'i qarë.  Sipas saj shteti nuk ka investuar aspak në këtë drejtim

"Familjaret e te vrarëve tregojnë kërkimet dhjetëra vjeçare për eshtrat e te dashurve te tyre, ndërsa ndihen te zhgënjyer se janë lënë të vetëm në këto kërkime", shprehet skenaristja Admirina Peçi.

Ky dokumentar realizuar nga Fondacioni KUJTO  sjell hartën e plotë të vendeve ku janë varrosur të ekzekutuarit nga regjimi komunist apo ata që kanë ndërruar jetë në burgje dhe në hetuesi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?