Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili vijon që të hedh akuza ndaj ndërkombëtarëve dhe qeverisë së kryeministrit Rama. Vasili në një deklaratë për mediat ka thënë se zgjedhjet edhe pse ka tre javë që janë zhvilluar nuk është dhënë rezultati. Sipas Vasilit politika e Ramës që herë herë flet edhe anglisht po krijon një alibi për reformën zgjedhore.
"Janë sot dëshmitar por edhe pakica janë dëshmitarë se Shqipëria është pa rezultat zgjedhjesh. Arsyejaa është se banda nuk është në gjendje të bëj bashkë hajdutllëkun me zgjedhjet. Në këtë momente KQZ dhe Edi Rama e politika e tyre që flet herë shqip por edhe që flet anglisht hedhin në treg alibinë e reformës zgjedhore. Por kjo është alibi e neveritshme. Me kodin zgjedhor kemi votuar që nga 2009 i njëjti kod është por rezultatet nuk janë bërë publike. Edhe në 92 janë bërë më shpejt. Shqipëria nuk od të mbetet peng i Ramës. Na duhet të mos bëjmë hapa pas në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë. Me votime komuniste është rrugë e mbyllur për BE." ka thënë ndër të tjera Vasili.
Kujtojmë se muaji shtator pritet të jetë vendimtar edhe për një reformë mjaft të rëndësishme në Shqipëri, atë zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dje në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, tha se puna intensive që do të rinisë në shtator në këtë komision, do t'i garantojë shqiptarëve një kod të ri elektoral.
Deklarata e plotë e Vasilit:
Të nderuar qytetarë dhe qytetare të gjithë pa përjashtim, 85% e shqiptarëve që refuzuan dhe ndërtuan të gjithë së bashku aksionin më madhështor e refuzues ndaj Edi Ramës dhe qeverisë kriminale të tij në 30 qershor janë sot dëshmitarë por edhe ata, ajo pakicë e pakicës që votoi janë dëshmitarë që pas 3 javësh Shqipëria është ende pa rezultat zgjedhjesh.
Arsyeja është një dhe vetëm një, banda e hajdutëve të lëshuar pa fre nuk është në gjendje të bëjë dot bashkë hajdutllëkun me rezultatet.
Sigurisht që në të gjitha këto momente të vështirësisë të madhe komisioni qendror i vjedhjeve, Edi Rama dhe politika e tyre që flet herë shqip por edhe politikë që flet dhe anglisht hedhin në treg alibinë e reformës zgjedhore.
Reforma zgjedhore dhe alibia që është kjo çështja kryesore që do të bëjmë të nderuar qytetarë është thjeshtë dhe vetëm një alibi e neveritshme.
Për çfarë arsye?
Me kodin zgjedhor, të nderuar qytetarë kemi votuar që nga viti 2009 dhe rezultatet në 2009, 2013, 2017 përfundonin dhe nxirreshin brenda 2 ditësh, i njëjti Kod Zgjedhor është dhe rezultatet kanë 3 javë që nuk mund të bëhen publike.
Të nderuar qytetarë, po i rikthehem dhe njëherë një eksperience të drejtpërdrejt dhe personale.
Në vitin 92’ ku ishin zgjedhje shumë të vështira dhe kur po ndryshoheshin sistemet, edhe atëherë në kushte shumë të vështira në të gjitha pikëpamjet teknologjike e të organizimit, rezultatet mbylleshin për dy ditë dhe sot në 2019 Shqipëria e Edi Ramës së hajdutëve nuk mbyll dot zgjedhjet.
Duhet të jeni shumë të qartë, se sikur së 85% të shqiptarëve kanë refuzuar dhe i gjithë opinioni ndërkombëtarë që do Shqipërinë dhe që mbështet Shqipërinë dhe që mbështet aspiratën e integrimit europian të Shqipërisë i ka refuzar këto zgjedhje. ODHIR-i publikisht është hera e parë në historinë e të gjithë zgjedhjeve pluraliste që nuk i ka certifikuar zgjedhjet, ka certifikuar që kemi vetëm votime socialiste, moniste të paligjshme.
Ka konfirmuar që në fuqi janë zgjedhjet e vendosura nga Presidenti i Republikës në 13 Tetor dhe kjo është e vetmja datë e ligjshme. Ka konfirmuar pra që në 30 Qershor pati votime të vetëm një partie, të Partisë Socialiste për veten e saj, ka konfirmuar që të gjithë vendimet e komisionit të zgjedhjeve që nga mosnjohja e dekretit të presidentit e deri tek regjistrimi i partisë Bindja Demokratike, ishin të një paligjshmërie fragante dhe skandaloze. Në këtë mënyrë, po ai raport ka konfirmuar se shqiptarët në 30 qershor nuk zgjodhën sepse ishin zgjedhje të një partie të caktuar. Njëherazi ju kujtoni se kjo qeveri e famshme dhe ky Edi Rama ngriti një task force me prokurorinë. Që ishte dhe kjo task forca e vjedhjeve. Task forca nuk flet. Task forca nuk bën. Task forca vetëm hedh vallen e hajdutëve dhe me këtë task forcë të ndritur, komisioni qendror i vjedhjeve, task forca e vjedhjeve, luajtën tangon për të organizuar vjedhjen e votimeve rilindase dhe të vetes së tyre. Ku siç i keni parë, kjo vjedhje është konsumuar haptazi. Përse bëhet e gjitha kjo? Të nderuar qytetarë, kjo është vetëm e vetëm një farsë e shëmtuar cila ishte në funksion të vjedhjeve monstuoze. Jo më larg se dje, 300 e ca milion euro. Miliarda lekë u vodhën për rrugën Balldren-Milot, për rrugën Orikum-Dukat, etj. Pra një shfrenim i cili ka si bazë vetëm vota të blera, vota të shitura, votime të manipuluara, votime skandaloze. Përfundimisht të dashur qytetarë, mos e dëgjoni dhe refuzojeni sa herë të dëgjoni çështjen e reformës zgjedhore. Me të njëjtin kod zgjedhor, shqiptarët janë të gatshëm të votojnë që sot dhe ta çojnë këtë klikë në shtëpi dhe nuk është Kodi Zgjedhor pengesa. Pengesa është vetëm Edi Rama, kriminelët përqark tij, kriminelët në shërbim të tij dhe kriminelët në përdorim të tij, si përfituesi kryesor i veprimtarisë kriminale. Shqipëria as nuk do të mbetet kurrë peng i krimit dhe kriminelëve si Edi Rama, pasi ajo përgjigjen e ka dhënë me 30 qershor me refuzimin e saj madhështor, plebishitar prej 85% të qytetarëve. Na duhet vetëm të mos bëjmë asnjë hap pas në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë sot pasi nesër do të jetë shumë vonë. As Edi Rama e as kërkush nuk mundet dot t”u mbyllë derën e europës shqiptarëve sepse duhet ta dini, me votime socialiste, me votime moniste dhe me kriminelë në qeverisje, rruga e integrimit europian është një herë ë përgjithmonë e mbyllur dhe këtë dënim shqiptarët as nuk e meritojnë dhe as nuk do ta lejojmë. Ju faleminderit të gjithëve.
Vasili kundër Reformës Zgjedhore, sulmon edhe ndërkombëtarët: Alibi e neveritshme (VIDEO)
Sipas Petrit Vasilit reforma zgjedhore dhe ndryshimet në të janë një alibi që po ngrihet. Sipas Vasilit edhe në vitin 1992 përfundimet zgjedhore u dhanë më shpejt se për 30 qershorin.
Redaksia
O petrit qen vasili o nipi manush kak myftiut po hik mor bur se je buri më i pështir i SHQIPRIS . Ti je hajdut e fundërrin si daja jot shkërdhat manush ksk myftiu që internoi gjysmën e Tiranës e shante Imperjalizmin Amerikan dhe ti tipik si daja o qen bir qeni 400 brezash.
PërgjigjuPo a ka me te neveritshem se ty kryehajdut,apo Ilir Meta nje kryemafioz ordiner,nje shpirt zi e intrigant,jeni e keqa e madhe e ketij vendi
Përgjigju