Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka përfunduar performancën e saj në sheshin ‘’Nënë Tereza’’. Nuk mungonin në koncertin e saj edhe të huajt që janë për turizëm në Shqipëri.
Këngëtarja e famshme që aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuar të Amerikës pasi përshëndeti njerëzit në shesh tha se është me origjinë nga Dibra. Thirrjet e saj “Dibra, Dibra, Dibra” , u pasuan nga publiku.
Gjatë performancës ajo pati dhe një moment prekës ku shpërtheu në lot, kur tha se shqiptarët ishin mbështetësit më të mëdhenj të saj në Facebook dhe Instagram.
Këngëtarja shqiptare këndoi në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ disa nga këngët e saj më të famshme për publikun shqiptar, që janë bërë hite botërore tashmë.
Publiku shqiptar ka qenë i zjarrtë ku të gjithë kanë brohoritur për yllin botëror me origjinë shqiptare.
Bebe Rexha ka mbërritur dje në kryeqytet dhe ndër të tjera është parë se vajza e Ilir Metës, Era, ka qenë shumë pranë këngëtares. Madje në disa foto të publikuara në Snapchat nga Bebe, shihet se të dyja ato kanë qëndruar në të njëjtën dhomë.
Por ashtu sikur është thënë edhe më parë, Bebe dhe Monika Kryemadhi janë kushërira.
(Bebe Rexha e emocionuar gjatë performancës, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
(Bebe Rexha gjatë performancës elektrizuese në sheshin "Nënë Tereza" Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com )
VD-FOTO/Bebe Rexha në Tiranë,mes
lotësh tund sheshin "Nënë Tereza"
Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka përfunduar performancën e saj në sheshin ‘’Nënë Tereza’’. Rexha është pritur me shumë entuziazëm dhe është përlotur duke falenderuar publikun. Ajo ka përshëndetur gjatë performancës adhuruesit e saj, sigurisht që në gjuhën shqipe. FOTO