VD/ Jo vetëm femrat merren
me “qira” por edhe meshkujt

28 Dhjetor 2017, 14:47| Përditesimi:

  • Share
Jo vetëm femrat janë ato që merren me “qira” por gjithashtu edhe meshkujt. Qindra femra kineze fundjavën e kaluar u dyndën në një qendër tregtare në Haiku për të marrë më qira një partner special për 0,1 dollarë në orë. Ishtë eksperienca e veçantë ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen.

Gjashtë djem bukuroshë ishin të vendosur në kuti prej neoni në pritje për tu huazuar nga klientet femra.  Lejohej që të leviznin vetëm në qendrën tregtare jo më shumë se një orë.

Kjo iniciativë u shpjegua nga përfaqësuesit e qendrës tregtare si eksperiencë ndryshe por edhe për shkak se në Kinë ka shumë beqare dhe që ato të mos ndihen të vetmuara ju ofrohet një shoqërues.

e.gj/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?