Report Tv sjell të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku dy ukrainase u gjetën të vdekura në një apartament të marrë me qira ditore në rrugën e Dibrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhov, 2 ditë më parë kanë kërkuar që të blejnë në një farmaci ilaçin, Xanax. Por, farmacistja nuk ka pranuar që ta shesë këtë ilaç pa recetë.
Duke qenë se nuk e morën, njëra prej ukrainaseve ka kafshuar në dorë farmacisten dhe më pas janë larguar. Farmacistja ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës për ngjarjen e ndodhur, por dy vajzat ukrainase nuk janë lokalizuar për 48 orë, ndërsa sot u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre.
Por çfarë është ilaçi Xanax që kanë kërkuar dy ukrainaset?
Ky lloj ilaçi, tabletë me kokrra, përdoret zakonisht përdoret për të trajtuar ankthin dhe depresionin. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’. Por përdorimi i tij me doza të mëdha mund të çojë në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, gjendje kome ose mbidoza e tyre në disa raste shkakton edhe vdekjen.
Marrja e këtij ilaçi sjell efekte si relaksi, qetësia, përgjumje. Por në disa vende të botës ky lloj ilaçi është kthyer në një problem, sidomos në SHBA pasi renditet në 10 barnat kryesore që shkakton vdekjen, pasi njerëzit e përdorin me doza të mëdha.
Efektet e këtij ilaçi largohen pas 8 deri në 12 orë pas konsumimit. Ky ilaç ndonjëherë mund të shkaktojë varësi.
Lajmi kryesor:
Dy ukrainase gjenden të vdekura në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike! Dyshohet se ishin punonjëse seksi, shoqërohet shoqja (EMRAT)
SI.E./ReportTv.al