Vdes në moshën 63-vjeçare producenti i filmave 'Titanic' dhe 'Avatar'

7 Korrik, 12:28| Përditesimi: 7 Korrik, 12:32

  • Share

Jon Landau, producenti fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Titanic dhe Avatar ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Raportohet se ai ndërroi jetë pasi prej më shumë se një viti vuante nga kanceri. Motra e tij Tina konfirmoi vdekjen në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “vëllain më të mirë që një vajzë mund të ëndërronte ndonjëherë”.

“Zemra ime është thyer, por gjithashtu shpërthen nga krenaria dhe mirënjohja për jetën e tij më të jashtëzakonshme, dhe dashurinë dhe dhuratat që ai më dha mua – dhe të gjithë ata që e njihnin atë apo filmat e tij”, shkroi ajo.

Partneriteti i Landau me regjisorin James Cameron çoi në tre nominime për Oscar dhe një fitim për filmin më të mirë për “Titanic” të vitit 1997.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?