Gazmir Korbi, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Kroaci ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllimet për viktimën.
“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”- shkroi Peleshi teska ndan edhe foton.
Lajmi kryesor:
Përplaset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, vdes shqiptari, pjesë e Komandos së Forcave Ajrore! Mjeti i anuar djathtas në mes të dëborës, 7 të plagosur (FOTO)
G.MO/ReportTv.al