Vedat Muriqi shkëlqen në Spanjë, ‘pirati’ më shumë gola se Benzema (VIDEO)

29 Tetor 2022, 09:58| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 11:19

  • Share

Karrierën e ka nisur që në vitin 2005 me Lirinë e Prizrenit duke kaluar nga kampionati shqiptar, shpërtheu në Turqi ,nuk kaloi moment të mirë tek Lazio por tashmë sulmuesi Vedat Muriqi po shkëlqen në kampionatin spanjoll.

“Pirati” siç është edhe epiteti i tij mbrëmë realizoi me shumë klas golin e 6-të në La Liga për ketë sezon në 10 ndeshje të luajtura. Goli i sulmuesit kosovar nuk e ndihmoi dot skuadrën e tij Mallorca që të merrte tre pikët e plota pasi Espanyol barazoi në shifrat 1-1 në ndeshjen e javës së 12-të. Gjithsesi Muriqi është lojtari që po merr përdore Mallorcan që në renditje mban vendin e 12-të në kuotën e 13-të pikëve larg zonës së ftohtë.

Me 6 gola të shënuar Muriqi është një nga golashënuesit më të mirë në La Liga dhe lojtari kryesor i skuadrës ishullore. Kosovarin e lë pas Lewandowski, Borja Iglesias e Joselu por Muriqi me 6 gola deri tani ka shënuar më shumë edhe se fituesi i “Topit të Artë” Karim Benzema i Realit që deri tani e ka tundur rrjetën 5 herë. Madje Muriqi i ka shënuar edhe kampionëve të Realit në “ Santiago Bernabeu”. Deri tani një supersezon për Muriqin që po ashtu ka udhëhequr edhe Kosovën në rezultatet positive në Ligën e Kombeve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?