Lorik Cana

Veliaj: Më 25 Maj, finalja e Europa Conference League vjen në “Air Albania”

13 Dhjetor 2021, 19:17| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 19:20

  • Share

Në selinë e UEFA-s në Zvicër është hedhur sot shorti i fazës së 1/16-ve i Conference League, duke përcaktuar kështu rrugën që do të ndjekin skuadrat pjesëmarrëse për të arritur në finalen e madhe të këtij kompeticioni që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 25 maj. 

I pranishëm në hedhjen e shortit në Nion ishte edhe Ambasadori i finales “Tirana 2022” të Conference League, Lorik Cana, i cili ka ndjekur këtë proces që nga ceremonia hapëse e këtij edicioni të kompeticionit më të ri të UEFA-s për klube. Cana së bashku me zyrtarët e UEFA-s ka tërhequr goglat që kanë përcaktuar edhe çiftet e turit të ardhshëm të kompeticonit, ku marrin pjesë klube të njohura. 

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur lajmin që e kthen “Air Albania” në arenën më të madhe futbollistike të Europës vitin e ardhshëm. 

“Më 25 Maj, finalja e Europa Conference League vjen në Air Albania,” shkruan në mesazhin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale kryebashkiaku Veliaj. 

Finalja e UEFA Europa Conference League në Tiranë më 25 maj 2022, është një event madhështor por edhe një promovim i shkëlqyer i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?