Veliaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE, Sassoli: Një adhurues i vërtetë i Shqipërisë dhe një mik i dashur!

11 Janar 2022, 09:13| Përditesimi: 11 Janar 2022, 09:14

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

“Iku shumë shpejt! Me trishtim të thellë dëgjova për largimin e hershëm të David Sassoli. Presidenti karizmatik i Parlamentit Europian, një evropian i pasionuar, një italian tipik, një adhurues i vërtetë i Shqipërisë, dhe një mik i dashur!

Trashëgimia e tij bujare do të mbetet! Addio amico mio!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari Veliaj i dorëzoi z. Sassoli “Çelësin e Tiranës".


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Presidenti i PE, David Sassoli! Rama: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë! Meta: Mbështetës i integrimit! Basha: Mik i shqiptarëve! Delegacion i BE në Shqipëri: Evropian i madh


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?