Politikë

Veliaj në 'Repolitix': Basha gjumash dhe i paaftë! Ne fitojmë, por Meta s'ka për të dhënë dorëheqjen, se nuk e mban fjalën! Është kthyer në pacient psikik

6 Prill 2021, 21:07| Përditesimi: 6 Prill 2021, 23:20

  • Share

Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe drejtuesi i qarkut të PS në Tiranë, Erion Veliaj tha se PS është forca që do t'i fitojë zgjedhjet pasi askush nuk mund të sjellë në krye të vendit një parti e cila ka treguar se di vetëm të flejë gjumë dhe të sjellë regres duke iu referuar PD. Në lidhje me deklarata e Ilir Metës se do të jap dorëheqjen nëse fiton PS një ditë pas zgjedhjeve, Veliaj tha në emisionin Repolitix në Report Tv se PS do t'i fitojë zgjedhjet dhe presidenti Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen sepse nuk e mban fjalën.    

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për partinë socialiste Erjon Veliaj zbuloi se listën e kandidatëve për deputet në Tiranë e ka zgjedhur vetë dhe synon të tejkalojë rezultatin e 2017. Ndërsa shtoi se deputetët do të zgjidhen edhe Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko pasi sipas tij do ta kalojnë herësin se janë ikona si në vlerësimin e publikut edhe brenda PS.

Për Veliajn, Lulzim Basha nuk është kundërshtar i fortë pasi ai nuk ka lënë asnjë gjurmë në çdo post ministror që ka mbajtur dhe se fakti që u filmua duke fjetur në makinë gjatë fushatës, tregon qartë se sa seriozisht e ka punën. Veliaj foli edhe shpërthimet dhe kërcënimet e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së duke thënë se ai është një pacient psikik që ka nevojë urgjente për mjekim dhe se është kthyer në një përçarës në vend që të jetë bashkues kombëtar.

Në lidhje me debatin për vaksinat kineze kundër COVID që po përdoren në vendin tonë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ajo është e sigurt dhe është gati ta bëjë edhe vetë për të dhënë shembullin publik.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj foli edhe për akuzat e opozitës se po betonizon qytetin me ndërtimin e kullave duke thënë se të vetmet leje që bashkia ka dhënë kanë qenë mbi objekte të vjetra të betonizuara dhe se nuk ka prekur asnjë park.

Ora 23:06
Vaksinat kineze, Veliaj: Nuk i thuhet të mirës plaç! Nëna ime e bëri, gati ta bëj dhe unë (VIDEO)

Në lidhje me debatin për vaksinat kineze kundër COVID që po përdoren në vendin tonë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ajo është e sigurt.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në “Report TV”, Veliaj tha se është gati ta bëjë edhe ai vaksinën kineze, për të dhënë shembullin publik, edhe pse e ka kaluar COVID.

Sipas Veliaj, sa kohë vaksina shpëton jetë njerëzish, nuk është problemi te origjina e saj, ndërsa shtoi se këtë vaksinë ka marrë edhe nëna e tij dhe se “është për bukuri”.

“Është si të më thuash mua për një tjetër gjë të dobishme në qytet, për pemët, ne kemi marrë pemë nga Kina, kemi marrë qershi japoneze, kur një gjë është e mirë, të mirës nuk i thuhet plaç dhe kalit të dhuruar nuk i shihen dhëmbët ngado vjen. Nëse vaksina prodhon jetë, le të vijë nga të dojë se unë nuk besoj se në vendet e tjera nuk e duan jetën e njeriut dhe janë gati të vrasin njerëzit e vet. Jetojmë në një botë globale, po kur vjen puna për të blerë armë, apo srevera të sofistikuar, ajo është tjetër gjë, por historitë për të shpëtuar jetë njerëzish është tjerë. Nëna ime bëri vaksinën kineze dhe është për bukuri. Unë jam gati të jap shembull publik dhe të bëj vaksinën kineze sepse është një mjet për të shpëtuar jetë”, tha ai.

Ora 22:59
Veliaj flet për marrëdhënien me Ramën: E njoh shumë mirë, është njeriu i fortë që na duhet sot (VIDEO)

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar sot në emisionin “Repolitix” në “Report TV”, foli edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se bashkëpunimi mes tyre është forcuar edhe më tej.

Ai u shpreh se e njeh shumë mirë kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi me bindje se është pikërisht ai njeriu i fortë që i duhet vendit.

“Unë e njoh shumë mirë Edi Ramën. Kur e shoh që shkon te ata djemtë në spital pas tërmetit, nuk e njoha atë ditë dhembshurinë e tij, e njoha kur pati djalin e vet sëmurë në spital, e njoh nga raporti që ka me nënë e vet dhe s i ndjeshëm është kur sheh një të moshuar që është sëmurë dhe rrezikon jetën. Disa njerëz e kanë zellin me hope dhe pastaj i lodh, por ai ka të njëjtin zell, e njoh shumë mirë. Një pjesë e urrejtjes që merr Edi Rama është xhelozi e pastër nga njerëz që e shohin se dikush që punon fort ecën përpara. Edi Rama është ai që na duhet sot, një njeri i fortë jo një qullac, një njeri që nuk e voton as gruaja e vet, një gjumash që i ngec sahati.  Bjerini rrotull sa të duash, na duhet Edi Rama”, tha Veliaj.

Ora 22:57
Veliaj: Punimet për teatrin nisin në verë, për dy vite përfundon (VIDEO)

Erion Veliaj foli edhe për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar duke thënë se ndërtimet për të nisin në verë dhe së për dy vite do të jetë i ngritur. Në lidhje me deklaratat e Lulzim Bashës së do e rindërtojë teatrin ashtu siç ishte, Veliaj tha se ka ardhur koha që qyteti të mos mbetet peng i kërcënimeve politike.

"Kemi pasur një projekt që zgjati pasi se u bë detajimi i gjërave më të vogla të teatrit të ri dhe do të fillojmë punë këtë verë. Është i njëjti projekt dhe mund të themi se është detajuar më shumë dhe është rafinuar. Shpresojmë që të fillojmë punimet këtë verë dhe për dy vite të ketë mbaruar. Në një fushatë thuhen dhe marrëzi dhe ato nuk ja vlen të komentohen. Ka ardhur koha që qyteti të mos mbahet peng nga kërcënimet politike. Do hapet një garë dhe do fitojë ai që e bën më mirë, më shpejt dhe më lirë", tha Veliaj.

Ora 22:51
Veliaj: S'kemi betonizuar asnjë park, por i kemi shtuar ato! Selia e re ndërtohet te Bulevard i Ri (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj foli edhe për akuzat e opozitës se po betonizon qytetin me ndërtimin e kullave duke thënë se të vetmet leje që bashkia ka dhënë kanë qenë mbi objekte të vjetra të betonizuara dhe se nuk ka prekur asnjë park. Ai tha se Bashkia e Tiranës është qiramarrësja më e madhe pasi nuk ka ambiente deri sa selia e re e saj të ndërtohet te Bulevard i ri.

"Për sa kohë që vilat e Monikës dhe Lulit janë me beton edhe shkollat e kalamajve dhe shtëpitë e fukarenjve do të bëhen me beton. Bashkia e Tiranës do të ndërtojë selinë e vetë të re tek Bulevardi i Ri. Aktualisht Bashkia Tiranë është qiramarrësja më e dhe pasi nuk ka ambiente. Kullat e ndërtuar që thotë opozita nuk janë ndërtuar mbi parqe, por mbi objekte të betonizuara më herët, por të bëra keq. Kullat pas bashkisë janë në hapësirë private. Kullat që ka ndërtua bashkia kanë kthyer ën hotele që nxisin ekonominë dhe punësimin", tha Veliaj.

Ora 22:13
Veliaj: Nano dhe PS kanë pasur një frymë liberale që me Berishën dhe Metën s'krahasohen! PS fituese pasi erdhi Rama 

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për kohën kur ishte aktivist i lëvizjes "Mjaft" ku atëherë ka qenë për rrëzimin e Fatos Nanos. Ndonëse thotë se nuk është penduar për këtë gjë Veliaj thekson se Nano dhe PS kanë pasur një frymë liberale që me Berishën dhe Metën s'krahasoheshin. Ndërkaq këtu shton se PS u bë fituese pasi erdhi Rama në krye të saj.

"5 parkingje nëntokësore që nuk ishin më parë. Ka më shumë korsi biçikletash, trotuare të zgjedhura. Në çdo kategori gjërat janë bërë më mirë. E mira s'ka fund. Kjo është punë me mish e me shpirt se ke të bësh me jetë njerëzish. Janë prishur shtëpitë nga tërmeti dhe ka ende njerëz aty të cilët nuk janë të bindur të lëvizin. Kam qenë i paduruar doja që gjërat të bëheshin shpejt dhe tani por jeta është pak më e komplikuar. Nuk jam penduar se disa gjëra shkonin keq (flet për kohën kur ishte aktivist). Nano dhe PS kanë pasur një frymë liberale që me Berishën dhe Metën s'krahasohej. Nano meriton respekt se këtë gjë. PS u bë fituese pasi erdhi Rama se e hapi partinë. Ardhja e Ramës ishte lajm i mirë", tha Veliaj.

Ora 22:08
Veliaj: Basha kërcënon qytetarët me rishikimin e vendimeve të tërmetit, po u thotë njerëzve që 'mund t’ju nxjerrim nga shtëpitë e rindërtuara'

1617738666_veliajperbashen.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se në 25 Prill do të përcaktohet fati i Shqipërisë. I ftuar në studion e Repolitix në “Report TV”, Veliaj tha se Lulzim Basha po kërcënon sot të gjithë ata që kanë marrë dhe po marrin shtëpitë falë Programit të Rindërtimit se do të rishikojë vendimet pas tërmetit.

“Unë besoj që nga 25 prilli varet i gjithë fati i vendit, sepse mund të vlojë matrapiku i Zogut të Zi, që prish gjithë punët publike nga ata që punë nuk dinë të bëjnë, por që të prishin punë dinë. Do varet edhe fati i shtëpive te tërmetit. Sot gjysma e njerëzve i kanë marrë shtëpitë. Kur dëgjojnë një gjumash, që vetë u bë me 5 vila, që thotë: “Do t’i rishoh edhe një herë shtëpitë e tërmetit”, praktikisht po iu thotë njerëzve që janë futur tani në shtëpitë e reja, mund t’ju nxjerrim nga shtëpia. Është edhe fati i tyre. Kur u thotë që unë do shoh historinë e vaksinës, është edhe fati i njerëzve që mezi presin të vaksinohen dhe që të ulet fasha e të shtohet diapazoni, është edhe fati i tyre. 25 prilli është fati i gjithë atyre që duan të rrisin fëmijët e tyre në këtë vend, jo në Holandë, jo në Angli, por në Shqipëri e që duan që Shqipëria të lulëzojë dhe që kanë parë që kur Edi merr përsipër një punë me atë kokëfortësinë e vet i çon deri në fund,” u shpreh Veliaj.

Ora 22:05
Veliaj: Basha gjumash dhe i paaftë! Ne fitojmë, por Meta s'ka për të dhënë dorëheqjen, se nuk e mban fjalën (VIDEO)

Erion Veliaj tha se Lulzim Basha nuk është kundërshtar i fortë pasi asnjë shqiptar nuk rikthen më në pushte dikë që e ka provuar që nuk bënë asgjë dhe fle gjumë. Ai tha se Basha nuk ka lënë asnjë gjurmë në çdo post ministror që ka mbajtur dhe se fakti që u filmua duke fjetur në makinë gjatë fushatës, tregon qartë se sa seriozisht e ka punën.

"Fitore mbi 70 mandate, në e kemi provuar Lulzim Bashës që trami nuk erdhi asnjëherë, i shpëtoi gjykatës me raporte jo më dhëmb barku, nuk shkoi në këshillin bashkiak, nuk shkoi në parlament, dhe kur ishte ministër i brendshëm u vranë persona në shesh. Në këto çështje të vështira na duhet një gjumash apo një lider i zgjuar dhe i fortë, Rama është i tillë. Rama ka qenë vetëm Ministër Kulture dhe pastaj kryeministër në nivel qendror. Ndërsa Basha ka qenë në tre ministri dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë. Në Bashkinë e Tiranës ku kryetari nuk shfaqet dy vjet, kur nuk merr pjesë në këshillin bashkiak, ai fle edhe në fushatë. Që aty ti kupton kush e ka seriozisht dhe kush punon vërtetë. Jemi shumë të fortë te programi, jemi shumë praktik, ne rinovuam ekipin, ndërsa ata sollën listat e 2017. Ku vjen dikush që thotë do të zhbëjë të gjitha arritjet më kujton matrapikun e Zogut të Zi, që do e prish pasi kjo nuk duket bukur", tha Veliaj.

Veliaj foli edhe shpërthimet dhe kërcënimet e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së duke thënë se ai është kthyer në një pacient psikik që ka nevojë urgjente për mjekim dhe se është kthyer në një përçarës në vend që të jetë bashkues kombëtar. Në lidhje me deklarata e tij se do të jap dorëheqjen nga President më 26 prill nëse opozita humbet, për Veliajn janë deklarata koti pasi Ilir Meta nuk e mban fjalën.

  "Kushdo që e sheh këtë e kupton se kush është pacienti psikik dhe njerëzit normal, ai është një njeri ka shkarë në funksionin e vetë si bashkues kombëtar është kthyer në përçarës, ka shkarë në rolin e tij dhe është kthyer në përmbarues, ka shkarë ligjërisht, humbi në gjykatë këtë çështje, ka humbur trurin dhe moralin. Një njeri që ka mbërritur në këtë gjendje më duket si pacientë që më dhimbset se sa si kundërshtarë. Nuk kam fare komunikim me të dhe nuk kam humbur asgjë, pasi kam më shumë kohë për të punuar. Më parë e kam qenë me idenë që e majta të bashkohet, por kuptova se kjo ishte vetëm dëshirë e imja, presidenti nuk do japi dorëheqjen sepse Ilir Meta nuk mban fjalë. Atë e thotë Meta për Bashën, ajo që unë them për Bashën është  gjumash dhe i paaftë. Dhe e dyta që them për Bashën është se nuk merr dot vendime, por vendos familja ku është dhëndër qoftë ajo politike dhe ajo biologjike. AI nuk është lider, akuzat e tjera për Bashën i thotë Ilir Meta. Meta nuk është nga ato burra që jep dorëheqjen dhe nuk mban fjalën. Po të ishte Meta aq besnik nuk do i kishte ikur e gjithë LSI-ja. Ai pasi merr plaçkën që do, ai menjëherë. Ai ka nevojë për këshilla mjekësore urgjente në lidhje me thirrjen e tij se do i pres dorën kush prek votën. Tiranë nuk vendos kurrë kryeministër ata që prishin vepra publike", tha Veliaj.

Ora 21:47
Veliaj: Me PD në pushtet qyteti i degraduar! Vaksinimi falë 'çmendurisë' së Edit, po u fiksua lëviz çdo gur të arrijë objektivin (VIDEO)

Drejtuesi politik i PS në Tiranë Erion Veliaj i pyetur në "Repolitix" nëse këto zgjedhje parlamentare do të shënojnë fatin e tij politik, ka deklaruar se varet fati i shqiptarëve. Me bindje Veliaj tha se asnjëherë nuk merr përsipër të bëjë gjëra që s'di ti bëjë, prandaj theksoi se do të bëjë më të mirën për një skuadër më fituese se ç'ishte herën e fundit.

"Ne jemi kundër të gjithëve dhe të gjithë bashkë kundër Ramës dhe PS. Të gjithë ata që e shohin pushtetin si plaçkë që e kanë kthyer politikën në pazar. Skuadra fituese nuk dyshon në lidership. Humbësit vijnë me skuadrën humbëse. Sa herë ka qenë PD në pushtet qyteti ka degraduar. Për njerëzit mjafton dhe stili i fushatës për të kuptuar 2 qytetërime të ndryshme. Një që thotë respektoni distancës dhe një që thotë një djall shëndeti i qytetarëve le të kapim votat. Humbësit vijnë me ekipin humbës. Do bëj më të mirën për një skuadër fituese që të jetë më fituese se ç'ishte herën e fundit. Duket të kemi durim. Unë nuk marr gjë që s'di ta bëj do ta çoj me sukses deri në fund. Varet fati i Tiranës nga zgjedhjet. Do varet fati i tërmetit sot gjysma e njerëzve i kanë marrë shtëpitë. 25 prilli nuk është vetëm fati im por i të gjithëve që nuk duan të rrisin fëmijët në Holandë", tha ai.

Vendit tonë Veliaj tha se i duhet një njeri i fortë si Rama që bën çdo gjë për të arritur objektivin. Këtu e kishte fjalën për procesin e vaksinimit.

"Si mundet Shqipëria të marri vaksinën dhe të jetë ndër vendet me ritëm më të lartë. Edi është i "çmendur" mjaftueshëm dhe po u fiksua në një gjë lëviz çdo gur që të arrijë objektivin. Ne na duhet ky njeri një njeri i fortë që bën çdo gjë", tha Veliaj.

Ora 21:28
Objektivat e PS në Tiranë, Veliaj: Ambicia ime, më shumë vota se në 2017! Si një boksier i mirë, do grushtojmë deri në raundin e 12 (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njëkohësisht dhe drejtuesi politik i këtij qarku për PS ka deklaruar në Report Tv se objektivi i tij në këto zgjedhje është të marrë më shumë vota se në 2017.

"Ne kishim në 2017 17 mandate dhe morëm një të 18. Morëm një gol me penallti. Ambicia ime është të kem më shumë vota se në 2017, vota fizike pastaj me teknikalitet patjetër që mund të dalim më mirë me mandate. Ambicia që kemi për të dalë më mirë me vota është tregues që kemi punuar. Mandatet e fundit varen nga teknikalitete. Ne do luftojmë me mish e me shpirt për raundin e 12 për 12. Si një boksier i mirë do grushtojmë deri në raundin e 12", tha Veliaj.

"Unë nuk vë kurrë baste, më duket fyese për publikun kur dëgjon një politikan kur dëgjova një kolege të lsi që tha se do marrim 11 mandate. Apo kur dëgjoja nga pd që thonë do marr 20 mandate. Kjo  është fyese për njerëzit dhe karakterin e njerëzve. E para ti duhet tu tregosh njerëzve si do u shërbesh. Më duket fyese kur dëgjoj një politikan që thote kam te sigurta kaq mandate", shtoi ai.

Ora 21:27
Majko, Xhafaj dhe Kodheli në pozicione rrezikuese në Tiranë, Veliaj: Të tre do e thyejnë herësin, janë ikona të vlerësuara në gjithë vendin, jo vetëm në PS (VIDEO)

Erion Veliaj ka folur për Mimi Kodhelin, Pandeli Majkon dhe Fatmir Xhafajn , të cilët janë renditur në pozicione jo fituese dhe rrezikuese në listën e Tiranës, duke thënë se ata janë 3 ikona dhe figura mjaft të vlerësuar si nga qytetarët ashtu edhe brenda PS. Ai tha se të tre do e thyejnë herësin dhe të renditen lartë dhe të marrin mandatin. Ai konfirmoi gjithashtu se lista e PS për Tiranën ishte propozim i tij dhe se nuk ka pranuar as 2 apo 3 propozimet që i ka bërë Edi Rama për emra të caktuar.

"Po e konfirmoj që pjesa më e madhe  e listës është propozimi im, edhe kur kryeministri ka pasur propozime përgjigja ime ka qenë jo pasi i kam argumentuar  se pse nuk kanë qenë të duhurit për skuadrën e Tiranës.  Edi Rama na dha një dorë të lirë të 12 drejtuesve të qarqeve për listat. Në rastin e Mimi Kodhelit, Pandeli Majkos dhe Fatmir Xhafajt, jam i bindur që të tre do e thyejnë herësin. Majko është figura më e njohur kombëtare e PS pas Edi Ramës. Ai ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të historisë. Mimi Kodheli është një zonjë grua që ka shërbye në bashkinë Tiranë dhe më pas si deputete e ministre dhe në të gjitha rastet puna e saj dhe reputacioni ka qenë i pacenueshëm. Edhe Fatmir Xhafaj është autori i reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarisht gëzon një respekt të jashtëzakonshëm. Këto tre kolegë do ta thyejnë herësi pasi jo vetëm kanë vlerësimin në popull por edhe pëlqimin brenda familjes së PS", tha Veliaj.

Ora 21:18
Lista e kandidatëve të Tiranës, Veliaj: S'kam asnjë preferencë personale, të gjithë i kam miq dhe kolegë! Jam i fokusuar në fitoren e PS (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe drejtuesi politik i qarkut të PS në Tiranë, Erion Veliaj gjatë një interviste në emisionin "Repolitix" në Report Tv i pyetur nëse ka ndonjë preferencë për ndonjë nga kandidatët që janë në listën e këtij qarku ai tha se me të gjithë ka marrëdhënie të mira por theksoi se di ta ndajë punën. Synimi i tij është fitorja e PS, e këtu shton se përpiqet të kalojë kohë njësoj me të gjithë për të mos krijuar albi.

"S'kam asnjë preferencë persona. Të 36 kandidatët janë miq ose kolegë dhe janë të gjithë pranë zemrës time në privat. Por di ta ndaj punën dhe jam i fokusuar në fitoren e PS. Unë kaloj shumë kohë me to dhe nuk kaloj  asnjë muinutë më shumë me njërin ose tjetrin që të mosn kaloj alibi. Dua të fitojë PS. Dua që skuadra të bëjë gol dhe të fitojë. Jam në të gjithë territorin", tha Veliaj.

"Jo. Tërheqja e vëmendjes nga Rama i referohet kryesisht disa kandidatëve të rinj. Duke u rritur dhe duke u pjekur kemi mësuar se mënyra më eficente për tarealizuar atë lojë është duke pasur një brez shumë më të zhdërvjellët. Në momentin që të gjithë kuptuam strategjinë jemi te skuadrat më të konsoliduar", shtoi ai duke folur për një mbledhje me Ramën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?