Nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA Efraim Barak dhe Erion Veliaj

Veliaj takim me arbitrin e CAS dhe nënkryetarin e Komitetit Ligjor në UEFA, Efraim Barak: Bashkojmë forcat për të pastruar llumin që ka zaptuar futbollin shqiptar prej 20 vitesh

24 Janar 2022, 13:38| Përditesimi: 24 Janar 2022, 13:49

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në zyrën e tij kryeavokatin ndërkombëtar të drejtësisë sportive, Efraim Barak, me të cilin ka biseduar për pastrimin e futbollit shqiptar.

"Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar! Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar! FORCA!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Sot krimi ekonomik i policisë Tiranë ka kallëzuar në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar në Prokurorinë e Tiranës.

Kujtojmë se sot Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, pritet të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

FSHF sot e ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për ndërhyrje në procesin e saj zgjedhor. FSHF thotë se ka ndërhyrje dhe i është bërë presion anëtarëve. Por ndërkohë FSHF ende nuk ka asnjë shpjegim për akuzat që i janë bërë në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 24/01/2022 14:02

    Me ne fund u kujtuat qe duhet zhdukur ky maskarai qe e ka privatizuar futbollin Shqiptar bashke me ata qe e rrethojne i spastroni funderrinat e kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?