Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu me të cilin tregon se diskutuan për bashkëpunim në kuadër të "Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022".
Veliaj udhëtoi drejt Turqisë dhe i dhuroi homologut të tij, “Kullën e Sahatit” të Tiranës.
Kryebashkikau i Tiranës, përmes rrjetit të tij social Twitter, ka publikuar edhe disa fotografi me Imamoglu, të cilit i ka shprehur edhe mirënjohje për mikëpritjen.
Postimi në Twitter:
Ishte vertet kënaqësi të takoja mikun tim, @ekrem_imamoglu, në Stamboll, per të forcuar më tej bashkëpunimin historik që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mes qyteteve tona. Mezi pres të punojmë së bashku me të dhe të rinjtë e Stambollit për EYC2022