VELIPOJË-Një dritë shprese për personat me aftësi ndryshe. Ky është kampi veror i projektit 'Shpresa' në Velipojë, i cili çdo vit po rritet në stafin e personelit vullnetar që zgjedhin që kohën e tyre t’ua dedikojnë shtresës më në nevojë, personave me aftësi të kufizuar.
Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Dioqezit Shkodër-Pult shoqëruar nga Sekretari i Nunciaturës Apostolike në Tiranë Don Giuseppe Commisso vizituan kampin.
"Të mundohemi të bëjmë mirë e të falim kujdesin dhe dashurinë e munguar atyre, që kanë nevojë për mbështetjen tonë.
“Kampi veror është një dhuratë e Zotit, jetohet si një familje e vërtetë. Dashuria duhet të krijohet ai kujdesi që ai që është më mirë duhet të kujdeset për tjetrin, duhet të krijohet ndjenja e solidariteti", tha Massafra, Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult.
Për drejtuesin e projektit “Shpresa” Luigj Mila, nxitja e vullnetarizmit është qëllimi kryesor I këtij projekti, dhe nuk kanë munguar as donatorët.
“Ne kërkojmë dhe insistojmë që vullnetarizmi në Shqipëri të jetë një objekt dhe subjekt pasi nëse ne nuk e ndihmojmë njëri –tjetrin qoftë dhe në ballafaqim me të huajt do të thotë që nuk jemi për njëri-tjetrin", tha Mila.
I rritur në shtëpitë e fëmijës në Shkodër, Albert Reka është prej vitesh pjesë e këtij projekti vullnetar dhe thotë se e ndjen veten pjesë të pandarë të kësaj familje.
“Unë jam i vjetër në kamp, qysh në vitin 1998. Këtu kemi kaluar shumë fëmijë me aftësi të kufizuar, ka pas raste që disa fëmijë janë shëruar. Jam aktivizuar, falë Luigjit dhe Kryetares së Bashkisë jam integruar në jetë dhe sot unë jam i barabartë si gjithë të tjerët", u shpreh ai.
I ngritur në funksion, prej vitit 1998 në kampin Veror 'Shpresa' në Velipojë kalojnë pushimet verore çdo nën kujdesin e vullnetarëve dhe të drejtuesve të projektit rreth 150 persona me aftësi ndryshe të moshave të ndryshme.
Aman kujdes me keto kampet verore thuajuni atyre prinderve te shkrete qe nuk dine the nuk kane faj! shume nga rastet dhe abuzimet e prifterinjeve pedofil kane ndodh ne kampet verore te ketyre perverseve. Eshte si ti varesh ujkut melcite ne qafe! Ne france eshte nje nga proceset gjyqesore me te famshme qe nuk echte mbyllur ende per kete pune, eshte bere dhe film
Përgjigju