Opinion

Vëllavrasja si varr i Kombit!

14 Gusht 2021, 12:04| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 12:06

  • Share

Është e pamundur të fitosh në debat me injorantët shkruante dikur Avokati William Gibbs McAdoo, sidomos kur mbajnë maskën e nacionalizmit do shtoja, çka flet akoma më shumë për ta, pasi nacionalizmi është urrejtje ndaj të tjerve, atdhetaria është dashuria ndaj vetes.

Nacionalizmi është si sporti i alpinizmit, kur shoku që është i lidhur me litarin tënd të tërheq për poshtë, rënia është e menjëhershme, atdhetaria jo, kur shoku që është sipër teje të tërheq për lart, ngjitja është më e vështirë por më e bukur dhe jo vdekje prurëse.

Ndryshe nga Kombet e tjera që banojnë në Ballkan, shqiptarët kanë një tendencë të theksuar përçarjeje dhe vëllavrasje mes tyre, përçarje që shpesh ndër shekuj i ka çuar buzë varrit, geni i tyre i fortë, fuqia shpirtërore, prijësit e pakët por të cilësuar, nuhatja dhe aleancat e duhura me fuqitë e botës kanë bërë që ky Komb të mbrrij deri në ditët e sotme.

Por sërish Ligji i Vëllavrsjes i opennxjerrë nga sulltan Mehmeti i II mbi pesë shekuj më parë po gjen terren virtual ndër shqiptarët, dhe fiks ironik si ai ligj i cili lejonte që ekzekutimi mos bëhej me derdhje gjaku dhe ekzekutim të menjëhershëm (se gjoja nuk duhej të derdhej gjak mbretëror) por me mbytje, dmth dalje e shpirtit me hararet do thoshte Kuteli, ka rimbirë mes nesh, fshehur në kulisa ambicjesh personale, kulisa ku deliri derdhet njëtrajtshëm me linçimet ndaj atyre që mendojnë ndryshe, dhe vëllavrasja është e egër, e egër si vëllavrasja mes Kainit dhe Abelit. Ku Kaini mbart në vetvete urrejtjen, ndjenjën më primitive dhe barbare të botës, që sipas Frojdit është më e lashtë se dashuria, më e lehtë se ajo, ndaj dhe vëllavrasja shpesh vjen përpara vëllazërisë. Sa më injorancë të ketë rrotull aq më i egër bëhet Kaini, dhe injoranca dhe analfabetizmi kombëtar këto kohë është ulur këmbkryq ndër ne, pak njohin historinë e përpëlitjeve dhe mbijetesës së kombit tonë, akoma më pak njohin të Ballkanit. Të udhëhequr nga mëndësia e frustruar e viktimës së përhershme, ne sërish e nisim analizën e historisë së ardhshme po nga ai shtrat i disfavroshëm për ne. Ne përherë e shohim të ligën jashtë nesh, historikisht kështu, asnjëherë nuk kemi një mea culpa, një analizë dhe vetëdije kombëtare, askush nuk të poshtëron po nuk i dhe lejen të të poshtërojë, askush nuk të përçan dhe nuk të sundon po nuk gjeti tokën pjellore që ne historikisht ja kemi dhënë kujtdo që na është afruar. Tradhëtarët dhe delirantët i kemi patur në përpjestim të zhdrejtë më atdhetarët dhe vizionarët, raport ky në favor të të parëve fatkeqësisht.

Aty ku vdes dialogu dhe vëllazëria fillon vëllavrasja, sherri në govatën me ujë të qelbur të nacioanilzimit këto kohë fsheh shumë më shumë se aq, Nuk është hiç halli i Goran Bregoviçit që jo tani por shumë kohë pranë luftës së Kosovës në vitin 2006 tundi dy herë Pallatin e Kongreseve në zemër të Tiranës, askush nuk tha asgjë, dhe ata që kishin mllef a neveri nga ajo shfaqje, bënë atë që vetëm një komb superior e bën, e injoruan !

Por tani duhet një kalë troje, një kalë i pseudo tërbuar, një kalë që si karrocë mban open ballkanin, dhe vërtitet e vërtitet në lëmin e nacionalizmit dhe injorancës.

Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në Ballkan, Ballkani në Evropë e kështu me rradhë. Ballkani, ndër shekuj mbetet një prag, vendi ku takohen fuqitë e mëdha, ku përballen dhe kundërshtojnë njëri-tjetrin. Bashkimi Evropian, NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federata Ruse, Republika Popullore e Kinës, ato janë të pranishme në shumë forma dhe kushtëzojnë jetët e miliona njerëzve që jetojnë në këtë territor. Ballkani përfaqëson kufirin natyror të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ku secili shtet ka politikën e tij specifike me keto dy struktura

Ballkani vazhdon të jetë udhëkryqi që bashkon Lindjen me Perëndimin dhe mban rolin strategjik që ka ndihmuar në formësimin e historisë së Evropës sidomos. Ballkani vazhdon të mbetet një udhëkryq ku takohen popujt, kulturat, fetë dhe idetë. Vetëm së fundmi, çështja ballkanike ka arritur një periudhë stabiliteti qoftë dhe të brishtë dhe sipërfaqësore, si rrallë herë në histori.

Lojrat dhe strategjitë e superfuqive mbi Ballkanin, konturet, konçesionet, integrimet ose jo që ata i kanë dhënë historikisht shteteve të tij bëjnë dhe nxjerrin si domosdoshmëri një “rebelim”, vetëdijësi dhe pavarësi të këtij gadishulli ndaj lojrave të panumërta me fatet e tij. Kuptohet që secili shtet ka interesat, ambicjet dhe aleancat e veta, por thellë thellë secili ka interesin e vet parësor, dhe interesi është brënda gadishullit jo jashtë tij.

Unë nuk do të doja të merresha me gjeopolitikë, por më duket anakronike, e trishtë dhe e shëmtuar kjo vëllavrasje artificiale që po nxitet ndër shqiptarët e dy shteteve të të njëjtës nënë.

Kombi nuk ka kufinj, përkundrazi, shpesh sidomos shqiptarve, kufinjtë ja u kanë cunguar historinë dhe identitetin. Me qindra shekuj mbijetuam si Komb, 1912 dhe 2008 nuk janë mbijetesa dhe konfigurimi ynë real, përkundrazi janë prova e pafuqisë dhe vëllavrasjes sonë. Ndaj kjo e sotmja duket akoma më hipokrite, tinzare dhe ndjellakeqe.

Dikur kam protestuar për aludime dhe koncesione kufijsh, por koha eci, meditimi, reflektimi, njohja e njerëzve dhe situatave dhe sidomos vetëdija e pafuqisë së kahershme përballë interesave të historisë më pozicionuan që sot të shkruaj këto rrjeshta, rrjeshta që janë pa kufij, pa pengje dhe skllavëri mendimi.

E mira do kurajo, e liga jo !

Komento

Komente

  • uku: 14/08/2021 15:02

    Dy shqipetare "te mencur" ugrinden nje dit Me shqelma me grushta godit e godit Ushane urrahen cje ti ecjamuneNga vendi ku rrinin te dy i perzun

    Përgjigju
  • CCCP: 14/08/2021 14:56

    Te gjitha keto tmerre e barbarira vine, se kur shkruajte ti 'Federata Ruse' DUHET te ishte BRSS apo Bashkimi Republikave Socialiste Sovjetike me ne krye Draperin me Çekan e Yllin e Shenjte Komunist siper. U zhduk kjo nga qoftelargu dhe... pasojat e pashmangshme natyrisht qe do te vine...

    Përgjigju
  • Bashkimi: 14/08/2021 12:32

    ENDERUAR BRISIDA ME GEZOI ZEMREN SHKRIMI I JUAJ.SOT ME SHUME SE KURR DUHEN ZERA TE TILLETE FU QISHEM TI DALIN PERBALLE KESAJ MORTAJE QE KERKON VLLAVRASJE PER INTERESATENJE GRUPI NJEREZISH QE JANE PASURUAR E PO PASUROHEN NE KURRIZ TE SHQIPETAREVE ANDEJE E KENDEJE KUFIRIT PA JUBER VON SE PO SHKATERROJNE TE ARTHMEN E KOMBIT SHQIPETAR.JU BEJ THIRRRJE UNE NJE QYTETAR ITHJESHT INTELEKTUALEVE E QYTETAREVE QE E DONI SINQERISHT SHQIPERINE E KOSOVEN IDEMASKONI KETA ARMIQ TE KOMBIT SHQIPETAR ESHTE KOHA QE PENA JUAJ TE BEHET TOP PER KETA HAJNA. KOMBI SHQIPETAR DO MBIJETOIDUANAPO NUK DUAN ATA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?