Reshje të dendura shiu, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë! Banorët e fshatit Lënxat në Lazarat të bllokuar prej 2 ditësh nga dalja e përroit nga shtrati! Përmbyten rrugët e Lezhës

27 Dhjetor 2021, 07:16| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 15:24

  • Share

Moti i keq ka përfshirë vendin ditën e sotme. Kjo e hënë ka sjellë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, ndërsa po ashtu priten reshje dëbore në zonat verilindore dhe juglindore.

Për pasojë, në Vlorë është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla, ndërsa banorët e fshatit Lënxat në Lazarat janë të bllokuar prej dy ditësh për shkak të daljes së përroit të Sopotit nga shtrati.

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme të shumta në qytet. Ujërat kanë “shndërruar” rrugën në lumenj, duke i bërë të pakalueshme nga qytetarët kryesisht në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në rrugën pranë shkollave.

Ndërkohë, sipas MeteoAlb, këto kushte atmosferike pritet të jenë prezente në vendin tonë deri mëngjesin e ditës së nesërme.

Ora 12:30
Lezha kaplohet nga reshjet e dendura të shiut, rrugët ‘shndërrohen në lumenj', qytetarët në vështirësi për t'i kaluar

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme të shumta në qytet.

Ujërat kanë “shndërruar” rrugën në lumenj, duke i bërë me vështirësi të kalueshme nga qytetarët kryesisht në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në rrugën pranë shkollave.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Lezhës hasen me këtë situatë, pasi çdo vit sa here ka reshje të dendura, kanalizimet nëntokësore nuk përballojnë prurje të shumta, duke bërë qe uji të dalë në sipërfaqe.

Ora 09:37
Dalja e përroit të Sopotit nga shtrati, banorët e lagjes Lënxat në Lazarat prej dy ditësh të bllokuar! Probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Gjirokastrës

Reshjet e shiut që kanë kapluar Gjirokastrën, kanë bërë që prej dy ditësh banorët e lagjes Lënxat në Lazat të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e fshatit.

Kjo pasi përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Situata vijon të jetë e njëjtë prej dy ditësh pa asnjë përmirësim, ndërsa shiu po bie pa pushim.

Shirat e rrëmbyer përgjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme seriozore në furnizimin e energjisë elektrike në disa zona në Gjirokastër. Burime zyrtare konfirmojnë se OSHEE Rajoni Gjirokastër ka konstatuar defekte serioze në katër fidëra të linjës 10 kV. Konkretisht ka mungesë energjie në Kordhocë të Lazaratit, në fshatin Bulo, disa fshatra të Njësisë Administrative Zagorie dhe Grapsh në Njësinë Administrative Dropull, si dhe në fshatin Maricaj Njesia Administrative Buz. Grupet e OSHEE Rajoni Gjirokastër ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga koha e keqe.

 

Pamje nga vendi i ngjarjes
Ora 09:25
Përkeqësimi i motit në Vlorë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla

 

Përkeqësimi i motit në Vlorë ka detyruar kapitenerinë që të ndalojë daljen në det të mjeteve të vogla lundruese, deri më datë 28 dhjetor. Ky njoftim nuk vlen për tragetet.

"Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 26-27.12.2021 në drejtimin  Jug-JugLindje  në  forcën  4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit  të  Vlorës dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri 2.50  metra.

2. Është  ndaluar dhënia  e  leje-nisjes  e  të  gjitha  mjeteve  të  vogla lundruese ,  anijeve të  peshkimit  që  operojnë  jashtë  gjirit të  Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin  e  tyre.

3. Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlore nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit.

4. Përkeqësimi i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  28.12.2021/06:00", thuhet në njoftim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?