Vendim surprizë i gjykatës së Apelit, Juventus-Napoli do riluhet

22 Dhjetor 2020, 17:56| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 18:06

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit sportive ka dhënë sot një vendim të papritur për ndeshjen Juventus-Napoli, për të cilën më herët ishte vendosur humbja në tavolinë 3-0 në favor të bardhezinjve dhe -1 pikë për ekipin e Gatusso-s.

Gjithsesi kjo nuk vlen më pasi gjykata e apelit sportive vendosi që ndeshja të riluhet dhe Napolit t’i hiqet dënimi me -1 pikë. Në këto Juventus zbret në vendin e katërt në Seria A me po aq pikë sa Napoli i vendit të tretë. Të dy skuadrat kanë nga 24 pikë, por me 1 ndeshje më pak.

Juventus-Napoli nuk u luajt për shkak se Napoli dy muaj më parë nuk u lejua të udhëtonte drejt Torinos për shkak se dy futbollistë kishin rezultuar pozitivë. Pasi gjykata sportive vendosi në favor të Juventusit, Napoli apeloi dhe siç duket doli e fituar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?