Enekelejd Alibeaj

Vendimi i Enkelejd Alibeaj, një akt i lartë dinjiteti

20 Qershor, 19:18| Përditesimi: 20 Qershor, 19:20

  • Share

Deklarata e sotme e Enkelejd Alibeajt, ku refuzoi në mënyrë të prerë për t’u bërë pjesë e një grupi parlamentar dhe një partie që drejtohet nga Sali Berisha, është një akt i lartë dinjiteti, një shembull inkurajues që i tregon gjithë shoqërisë se, pavarësisht llumnajës së madhe dhe baltovinës së pështirë që ka mbledhur politika në gjithë këto vite, sërish e mira ndodhet diku, edhe pse e paktë, e fshehur, e sulmuar, e anatemuar, e linçuar dhe përbaltur.

Është aty për t’i treguar çdo sharlatani se përtej politikës ka jetë, përtej anormalitetit, ka normalitet, përtej imoralitetit, ka moral, përtej zvarritjes ka të qëndruar në këmbë, përtej frikës ka trimëri, përtej sharlatanizmit, ka seriozitet, përtej të ngjiturit pas karriges, ka cipë balli dhe ngjyrë fytyre, përtej erërave dhe furtunave, ka normalitet dhe përtej pafytyrësisë, ka dinjitet.

Enkelejd Alibeaj nuk është vetëm një jurist i shkëlqyer, por për të disatën herë gjatë karrierës së tij politike, tregoi se vetëm të kapurit fort pas parimeve dhe pas atyre që ti beson, është e vetmja zgjidhje për një politikë që nuk i flet vetëm stomakut dhe të pavetëdijshmes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?