Kronikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Budina: Drejtësia të funksionojë, ata që e kanë prishur ta rindërtojnë aty, ashtu siç ishte me paratë e tyre

19 Korrik 2021, 22:36| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 20:53

  • Share

Regjisori Edmond Budina, thotë se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar , kërkohet që të rindërtohet ashtu siç ishte më parë në të njëjtin vend. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, përfaqësuesi i Aleancës për Teatrin, tha se Gjykata Kushtetuese, vendosi që prona të kalojë tek Ministria e Kulturës, ashtu siç ishte më parë. Nëse ka drejtësi thotë Budina, Teatri duhet të rindërtohet aty ku ishte, dhe ato që e kanë prishur duhet ta ndërtojnë me shpenzimet e tyre.

‘Ministria e Kulturës duhet të marrë pronën që kishte. Thotë të kthehet prona në gjendjen e para 17 majit. Ishte Teatri në këmbë me të gjitha gjërat brenda. Do thuash t’i jo, kjo gjë nuk mund të ndodhë! Por ato që e kanë prishur, duhet ta rindërtojnë ashtu siç ishte, me shpenzimet e tyre. Një teatër i ri le të ndërtohet diku tjetër.  KLSH është një institucion pa vlerë në këtë vend! Unë them që jo! Kontrolli i shtetit e paralajmëron, thotë mos e prish pa u shprehur Gjykata Kushtetuese. Ka shkelje shumë të rënda dhe për mendimin tim duhet të rikthehet ashtu siç ishte. Nëse flasim për një shtet të së drejtës. Kërkojmë të rindërtohet Teatri ashtu siç ka qenë. Vendimi i GJK, ka bërë një argumentim të gjatë të thellë, ato thonë që nuk duhet të ndërtohet një i ri. Transferimi i pronës thotë është anti-kushtetues. Është si një ndërtesë që ka një bazament dhe është hedhur poshtë.’- tha Budina.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka shfuqizuar bazën ligjore të miratuar nga Parlamenti dhe qeveria për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nga Bashkia e Tiranës. E vënë në lëvizje nga Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ligji është miratuar në 5 korrik 2018. U kthye për rishqyrtim nga Meta në 27 korrik 2018, por u miratua sërish pa ndryshime nga Kuvendi. Në njoftimin Kushtetuesja thoshte se ky ligj cenon lirinë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës, në kuadër të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare, duke shkelur nenet 3, 11 dhe 17 të Kushtetues.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redu: 20/07/2021 07:14

    A perfaqson Budina mendimin e gjithe artisteve te teatrut kombwtar ? Teatri eshte i shqiptareve dhe jo vetem artisteve.Doni te dini se sa ju perkrah populli ? Beni referendum lokal dhe te shikoni qe shumica duan teater te ri dhe modern ne vendin ku ishte barakja e pare

    Përgjigju
  • Rexhep Piçderr Bule Leka [ kepi ]: 20/07/2021 06:21

    Ky edmond budmuti burri më pa karakter, hajdut ordiner, gënjeshtar, servil, e njeri i pështir. Familja e këtij pisi kan qen të gjith komonist të fëlliqur në kohën e kriminelit Enver Hoxha. E sot këto lloi flliqësirash na jan bo krye demokrat. E mjera Shqipri me të till bubureca që sillen nëpër këmb e kto lloi monstrash do bëjn demokraci. Mjer ky popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?