Politikë

Vendosja e përmendores së Skënderbeut, Meta takon komunitetin arbëresh: Do jetë mesazh kujtese për brezat e rinj

7 Nëntor 2021, 16:29| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 16:35

  • Share

Kreu i shtetit Ilir Meta, ka takuar këtë të dielë komunitetin arbëresh në Contessa Entellina.

Meta përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan se kjo vizitë përkon me përfundimin e përmendores së heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Më tej, Presidenti Meta shprehet se vendosja e kësaj vepre në sheshin kryesor të qytetit, do të shërbejë si një thirrje e përhershme për brezat e rinj, që të mos i harrojnë rrënjët e tyre.

Postimi i Metës
Thellësisht i lumtur dhe krenar, që vizita ime në Bashkinë arbëreshe Contessa Entellina, përkoi me përfundimin e përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Vincenzo Muratore.

Vendosja e kësaj vepre në sheshin kryesor të qytetit, do jetë një thirrje e përhershme për të gjithë dhe një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj, për të mos i harruar kurrë rrënjët dhe për të bërë gjithçka për ruajtjen e trashëgimisë tonë të vyer historike e kulturore.

Mirënjohje Kryebashkiakut, Leonardo Spera dhe të gjithë komunitetit të dashur arbëresh të Contessa Entellina, që mbajnë gjallë figurën e Skënderbeut, simbolit të identitetit tonë kombëtar, mbrojtësin e vlerave dhe traditave të qytetërimit europian, që frymëzon në çdo kohë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale me popullin dhe Italinë mike.

Komento

Komente

  • Leli: 07/11/2021 18:50

    Po' ky harroj te kthehet ne shqiperi? E harroj fare shqiperin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?