Foto ilustruese

Vendosnin baste sportive, arrestohet pronari i lokalit në Elbasan, në pranga edhe 3 të tjerë

18 Janar 2022, 14:22| Përditesimi: 18 Janar 2022, 14:24

  • Share

Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona. Mësohet se në pranga ka rënë pronari i një lokali pasi akuzohet për organizimin e lojërave të fatit në ambientet e biznesit të tij. Report Tv mëson se në pranga ka përfunduar Luen Zeqo, 39 vjeç.

Policia e Elbasanit bën me dije se janë arrestuar edhe D.P., 43 vjeç dhe B.K., 26 vjeç pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta N.K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, raportohet se gjatë kontrollit në mjetin e D.P., i cili ishte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestruanjë thikë. Ndërsa A.A., 25 vjeç është arrestuar për dhunë në familje. Mësohet se i riu ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij.

Njoftimi i Policisë
Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari e kundërligjshme. Arrestohen në flagrancë dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", shtetasi L.Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një aparat celular me programe që përdoren për vendosjen e basteve sportive.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit D. P., 43 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në mjetin që shtetasi D. P. e drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë). 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 25 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", të shtetasit S. A., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Paul: 18/01/2022 14:33

    EDHE NE TIRANE KUDO NE ISH PIKAT E DIKURSHME TE LLOTOVE VENDOSEN PRAPE BASTE ME CELULARIN E PRONARIT TE KAFES,,,. ..MJAFTON TE FUTENI DHE TE KERKONI TE VENDOSNI NJE BAST...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?