'Venecia' i injoroi, PD-ja këmbëngul, Murrizi tallet me opozitën: 'VIP'-at e politikës të bëjnë roje që në mëngjes

7 Shtator 2019, 21:46| Përditesimi: 7 Shtator 2019, 21:53

  • Share

Komisioni i Venecias ditën e hënë vjen në Tiranë për nismën e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin Meta. Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator, por në axhendën zyrtare nuk figuron asnjë takim me PD-LSI. Pas lajmit reagoi PD-ja duke thënë se me përfaqësuesit e saj dhe të LSI-së delegacioni do të takohet te Rogner në orën 08:00 në 10 Shtator. Ndërkohë që deputeti demokrat Myslim Murrizi teksa ka publikuar axhendën ka ironizuar opozitën dhe orarin që PD-ja njoftoi se kur do të takonte përfaqësuesit e Venecias, pasi zyrtarisht nuk figurojnë. 

Postimi i plote i Myslim Murrizit
Kjo eshte axhenda zyrtare e takimeve qe Komisioni i Venecias do te kete ne Shqiperi ne datat 9,10,11 shtator 2019 gjate vizites se Tij ne Tirane

Meqenese po shoh shume “ vipa” politik te nxitojne te shpallin neper portale qe i paguajne vete me parat e “ xhepit” se do kene edhe ata takim me kete komision, po ju them te qetesohen se nuk eshte as fundi i botes e as qamet i madh qe te vijne e te ikin pa ju takuar.

Ata nuk mund te zhvillojne dot takime me te gjithe Qytetaret Shqiptare!!

Megjithese une jua kuptoj mire brengen qe keni qe nuk jeni gjith kohen ne qender te vemendjes se dynjase, dhe bota as rrotullohet rreth jush, e as mer fryme nga hundet tuaja

Edhe deputetet qe jane sot te tille, nuk kane bere kurre roje tek rogneri per ti thene mirmengjes asnje delegacioni, kur nuk kane qene deputet por kane qene njelloj si ju sot.

Megjithese kjo axhende ,eshte brenda orarit formal zyrtare, duke pare qe kohet e fundit disa zyrtare apo politikane “ vipa” ne Shqiperi fillojne punen qysh nga ora 05:00 e mengjesit, une shpresoj qe disa antare te komisionit te Venecias, edhe per efekt moshe, mund te jene ne hollin e rognerit nga ora 05:30-08:30

Prandaj ju lutem ketyre qe po nxitojne te hapin lajmin se do te takohen me TA heret ne mengjes, te mos me keqkuptojne dhe te mos e marin fare per baze axhenden qe kam postuar une, se une nuk jam konsultuar me asnje “ pjeshkez” me intelekt seksist dhe nuk kam autorizim te flas ne emer te askujt

Fundi fudit edhe po nuk ju takuan, mos u merzitni fare mor njerez, se kjo nuk eshte as hera e pare e as hera e fundit qe nuk te pjerdh njeri kur nuk je asgje

BURRI huaj nga USA nuk takoi presidentin, dhe nuk tha njeri gje!!!

Gjithsesi mundesi takimi ka plot nepermjet ekranit te plot tv, siç “takoj “une 2-3 ore ne darke presidentin Trump, kancelaren Merkel, presidentin Makron, Erdoganin, Putinin, Konten, Salvinin dhe po nuk me zuri gjumi shpejt, pothuajse gjith liderat boteror deri tek Kim i Korese.



 

Komento

Komente

  • O bobo: 08/09/2019 15:20

    Murrizi tall ko... me PD e LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?