Veri Jug - Kukësi, qyteti me zemra të hapura

31 Mars, 14:20| Përditesimi: 31 Mars, 20:43

  • Share

“Kukësi, qyteti me zemra të hapura” – kështu e ka titulluar reportazhin e sotëm gazetari Agim Pipa, me destinacion qytetin 'Nderi i Kombit' dhe kandidat për çmimin Nobel për paqe, pas Luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Një ndalesë në Muzeun Etnografik dhe përshkrim i jetës në Drinabardhë, siç e kanë quajtur arbnorët zonën e Kukësit.

Zbulohen veshjet paramesjetare, kostumet magjike të grave të Hasit, si kostume ndër më të bukurit në botë. Historitë e dashurisë në fshatin Gorë të krahasuara me Romeon dhe Zhuljetën e Shekspirit të madh, këndi i çobanit, këndi i gatimit ose magja e bukës.

Kulla e Eksodit ose Kulla e mikpritjes, dhurate e popullit të Kosovës për familjet kuksiane qe hapen dyert dhe strehuan mbi 260 mijë refugjatë kosovarë në vitin e mbrapshte 1999, vit i luftes mes NATO-s dhe forcave shoviniste serbe

Reportazhi “Kukësi, qyteti me zemra të hapura” u realizua nga moderatori i emisioneve 'Veri Jug', gazetari Agim Pipa.

Emisioni transmetohet premierë në Report Tv çdo të dielë ora 13.30

Ora 15:31
'Veri Jug' - Romeot dhe Zhuljetat e malësisë së Gorës (VIDEO)

Një rrëfim i rrallë në Muzeun Etnografik të Kukësit. Specialisti i Muzeut Liridon Cenaj, sjell historinë e djemve të  fshatit. Të cilët, përmes një shkalle të drunjtë, ngjiteshin në çardakët e shtëpive të vajzave që dashuronin dhe takoheshin për të shprehur dashuritë e tyre.

Sipas Cenajt, këto histori ishin shumë të njohura dhe të lejuara nga ana e malsorëve, një rit që përsëritet edhe në ditët e sotme.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?