Verona frenon Lazion, Bayern Mynih e Tottenham 'OK' në Kupë (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 11:08| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 12:15

  • Share

Verona frenon Lazion dhe bardhekaltërit humbasin mundësinë për të parakaluar Interin në vendin e dytë. Derbi i shqiptarëve në Serinë A u mbyll në barazim pa gola. Të shumta ishin rastet në ndeshjen e prapambetur të luajtur në “Olimpico” ku Strakosha shpëtoi ekipin me disa ndërhyrje fantastike ndërsa edhe Lazio ishte e pafat pasi Luis Alberto goditi dy herë shtyllën. Paraqitje tjetër pozitive e Rrahmanit e Kumbullës që nuk lejuan të realizonte golashënuesin më të mirë Immobile. Lazio e treta 4 pikë larg Juventusit ndërsa bardhezinjtë janë sfida e radhës për Veronën.

Bayerni i Mynihut kualifikohet me shumë vështirësi në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.Bavarezët mposhtën 4-3 Hoffenhaim por në minutat e fundit rrezikuan së tepërmi. Autogol, Thomas Mueller dhe dy herë Lewandowski tundën rrjetën për kryesuesit e Bundesligës ndërsa mes tetë më të mirave ka kaluar edhe Bayer Leverkusen.

Ndeshje spektakolare ishte ajo e zhvilluar në Londër mes Tottenham e Southampton ku ekipi i Mourinhos arriti që të kalonte në 1/8 e FA Cup. Secili ekip e përmbysi rezultatin por goli i Son me penallti i dha fitoren 3-2 Tottenhamit.

Në Kupën e Mbretit mrekullinë po e bën Mirandes ekip i kategorisë së dytë që ka arritur të kalojë në gjysmëfinale. Mirandes është skuadra që “vret” të mëdhatë. Pas Sevillas mbrëmë Mirandes ka mposhtur 4-2 Villarreal duke zënë një vend mes 4 më të mirave. Sonte zbresin në fushë Real dhe Barcelona.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nisi: 06/02/2020 11:21

    Ky Kapxhiu djal shum serioz, gazetar i qart, i pastër i thjeshte. Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?