‘Verrati i ri’ dhe ish-i i Atletico-s, dy goditjet e Milanit për të kapur Championsin

3 Janar 2019, 13:17| Përditesimi: 3 Janar 2019, 13:19

  • Share

Transfertat në merkato, Fair Play Financiar, CAS dhe objektivi Champions League. Janë këto peripecit ku Milanit i duhet të gjejë një balancë që në fund të sezonit të arrijë objektvinin në “Seria A”.

Për momentin primare te “djalli” është ndërhyrja në merkaton e janarit, që është edhe sesioni i parë i plotë nën fuqinë e fondit “Elliot”. Goditja e parë është bërë e ditur që në ditët e para të dhjetorit, me Paqueta-n i mbërritur nga Brazili për 35 mln euro. 21-vjeçari është gati për të debutuar në vendin e Bonaventura-s të dëmtuar, por Gatusso shpreson ende për përforcime të tjera.

Mediat italiane shkruajnë se në radarët e drejtuesve kuqezinj është Stefano Sensi, mesfushori i Sassuolo-s. Në dështim të tratativave për Gabbiadin-in, 23-vjeçari shihet si njeriu i duhur për të përforcuar repartin më të dobët të “djallit”. Sensi thuhet se është “Verrati i ri” i Italisë, i cili përveçse mund të luajë si organizator, shpesh herë ka bërë edhe mesfushorin e krahut.

Për të supozohet formula e huazimit me të drejtë blerje në fund. Sigurisht nëse do të jetë i aftë të bind Gatusso-n. Një tjetër goditje që synon të bëjë dyshja Leonardo-Maldini është në sulm. Morata tashmë duket shumë larg, pasi zërat për një këmbim me Higuain-in janë shuar. Pista e re është Yannick Carrasco, 25-vjeçari i cili luan me Dalian Yifang në Kinë. Belgu i cili më parë ka qenë pjesë e Atletico Madrid dëshiron të rikthehet në Europë, por problemi më i madh mbetet paga pasi ai paguhet si “top player”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?