Tirane- “Ne jemi një kompani e përbashkët e energjisë celulare. Fitoni para lehtësisht duke ricikluar dhe dhënë me qira. Ju duhet vetëm një celular për të punuar dhe të ardhura të qëndrueshme nga 35-1000 dollarë në ditë janë të garantuara. Nëse jeni të interesuar, ju lutem kontaktoni në adresën e mëposhtme.”
Ky mesazh por edhe të tjerë me përmbajtje të ngjashme ditët e fundit kanë mbërritur si mesazh në celularët e qytetarëve shqiptarë, i përqendruar kryesisht tek përdoruesit e platformës Apple.
Premtohen shuma të mëdha parash teksa të udhëzojnë të klikosh diku, me qëllim final hakërrimin e të dhënave personale.
“Jemi vënë në dijeni që nuk janë shtetas shqiptarë, mesazhet vijnë nga shtetet e huaja, sepse nga përmbajtja që ka nuk është një shqipe e rregullt, por duket që është e përkthyer disi. Çështja është në hetim, presim përgjigje për platformën që ka nisur këtë mesazh në mënyrë që të identifikojmë personat që janë regjistruar me këto lloj emrash që kanë nisur mesazhet” thotë Klodjan Bilushi, shef i sektorit të krimit kibernetik
Shefi i sektorit të krimit kibernetik pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës thotë se përmbajtja e këtyre mesazheve mashtruese ndryshon, por thelbi është joshja.
“Në të gjitha rastet që ne kemi pasur në hetim nga kallëzimet e qytetarëve, platformat janë rrjeti social “Facebook” dhe “Tik Tok”. Grupmosha janë 40-50 vjeç por ka dhe mosha të reja që nuk i kuptojnë këto mesazhe dhe bien pre” tregon më tej Klodjan Bilushi.
Por sa e vështirë është për autoritetet t’i hetojnë krime të tilla?
“Nuk është e lehtë, sepse duhet të hetosh në bashkëpunim me platformat ku dërgohen këto mesazhe, por nuk është e pamundur” shton shef i sektorit të krimit kibernetik
Për ekspertin e IT-së, Tomi Kallanxhi, qytetarët duhet të bëjnë kujdes edhe në platforma të tjera online ku shpërndahen të tilla mesazhe.
“Mashtrimet vijnë të tilla, dikush të ka lënë pasuri, do marrësh një kredi, ke fituar një lotari. Më pas kalojnë në “Whatsapp”, SMS dhe “Instagram”, sepse sa më e madhe të jetë mosha bien pre më lehtë” thotë ai.
Po qytetarët a kanë marrë mesazhe të tilla
“Kanë ardhur plot. Të ka dalë një pasuri në Turqi, të ka vdekur një i afërm, pashë mbiemrin tënd dhe kuptuam që ke lidhje me të, i ndajmë paratë 50 me 50%”.
“Me mbiemrin Çekrezi, është në Turqi, ka gjendje në bankë, ai ka vdekur, do pranosh të bësh këto e këto, i kam bërë një block unë direkt, bëhet fjalë për shuma të mëdha”.
Gjatë vitit 2023, në rang vendi janë 765 raste të evidentuara të veprave penale që i përkasin krimeve kibernetike nga të cilat 54% janë zbuluar me 440 autorë. Por çfarë duhet pasur parasysh kur mesazhe të tilla, për t’i shpëtuar një rreziku të mundshëm?
“Duhet t’i dallojnë nga përmbajtja, sepse shqipja aty nuk është shqipja zyrtare. Faqet e internetit që ato japin nuk janë zyrtare. Asnjë lloj institucioni shqiptar nuk të jep shërbime në tik tok apo facebook, por ta jep në faqen e tij zyrtare” thotë Klodjan Bilushi, shef i sektorit të krimit kibernetik
Gjatë vitit 2023 pati një rritje 40% krahasuar me vitin 2022 sa i përket rasteve të mashtrimeve online, ndërsa të tjera çështje janë nën hetim nga autoritetet.
Keto raste nuk jane vetem ne Shqiperi.Mua me linin mesazh here pas here ne telefon qe gjoja i detyrohesha IRS dhe po te mos paguaja detyrimin,rastin do t'ja kalonin policise dhe voice mail ishte ne nje anglishte te shkelqyer,nje ze femre dhe tingellonte mjaft zyrtar.Natyrisht qe ishte mashtrim sepse IRS komunikon vetem me letra,jo me telefona.Kurse ne nja dy raste te tjera,nje mashtrues i vertete,jo robocall,u perpoq te me bindete qe kisha virus ne kompjuter e po me thoshte qe do te me udhezonte te beja kete ose ate veprim dhe maskarai kishte paturpesine e fliste dhe me aksent anglishteje (dyshoj se fliste nga India,Pakistani,Bangladeshi).Sigurisht qe nuk ja vara sepse kompjuteri e ben automatikisht kontrollin per malware e viruse.Kurse nja dy here te tjera me kane marre ca te tjere qe gjoja kisha fituar nje llotari dhe me jepnin numrin ku te kontaktoja.Tani ,une kete lloj llotarie e luaj,por kur fiton,perfaqesuesit e saj te vijne ne shtepi me lule,tullumbace e kopje gjigande te cekut,nuk te marrin ne telefon,sepse eshte llotari qe kur e ploteson duhet te japesh adresen.S.d.q per kuriozitet vendosa te zbuloja origjinen e numrit te telefonit qe me jepnin dhe zbulova se ne te dyja rastet ishte numer privat,njeri nga Yonkers.NY,tjetri nuk me kujtohet se nga ishte.S.d.q ,nje keshille per te gjithe shqipot,sepse duke lexuar me lart ne artikull,pashe qe ofrohej vend pune me page te garantuar 1000 $/dite.Nuk ka kompani ne bote qe te ofroje page 1000 $/dite gjithashtu kini kujdes kur ju kerkojne ID!!!
Përgjigju