Veshjet arbëreshe ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar, drejtori: Nxitëm studimet e reja

31 Gusht 2018, 17:42| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 17:57

  • Share

Ekspozita “Shpirti arbëresh në veshje” është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë prezantohen veshjet e vajzave edhe të grave, që përfaqësojnë historinë e arbëreshëve të Italisë së Jugut, duke përshkruar shpirtin e një populli që ka identitetin e vet kulturor. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, ndalet tek rëndësia e kësaj ekspozite për historinë e arbëreshëve dhe mërgimet e tyre.

Kjo ekspozitë pasqyron shpirtin arbëresh, i cili dëshmon përkatësinë e vet etnike. Kjo ekspozitë nxitë edhe shtynë në gjurmime të tjera historike- etnografike mbi bashkësinë arbëreshe edhe ndryshimet origjinën e veshjes dhe modifikimet që kanë ndodhur.

Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar

Për elementët që janë ruajtur në këto veshje gjatë brezave, flet Ledio Xhoxhi, përgjegjës i sektorit të menaxhimit të koleksioneve ne muze

 Kjo ekspozitë është fokusuar tek arbëreshët. Një nga aspektet e kësaj periudhe janë shpërnguljet. Veshja është një nga ato elementë, që tregon statusin e njeriut që e përdorë, gruaja si një nënë, që e transmeton kulturën brez pas brezi ka ruajtur edhe këtë veshje. Veshja nga arbëreshët ka treguar fenë statusin dhe klasën apo është beqar apo i martuar, elementë të tillë janë trantellat, ngjyrat e forta edhe njësoj si gjuha kanë trashëguar edhe veshjen.

Ledio Xhoxhi, përgjegjës i menaxhimit të koleksioneve

Xhoxhi shton se për herë të parë prezantohen edhe shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara, duke filluar me shpërnguljen e parë (1416-1448) në krahinën e Katanxaros e me të gjitha shpërnguljet e mëvonshme.

Shpërngulja ka qenë nga i gjithë territori i Shqipërisë jo vetëm nga Jugu, por edhe nga Veriu. Por ata morën me vete kulturën, veshjet edhe gjuhën.

Ledio Xhoxhi, përgjegjës i menaxhimit të koleksioneve

Por si kanë mbërritur këto veshje në Muzeun Historik Kombëtar?

 Këto kukulla kanë qenë si pasojë e dhuratës së një studiueseje italiane në vitin 1988.

Ledio Xhoxhi, përgjegjës i menaxhimit të koleksioneve

Ekspozita është çelur në kudër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?