Vetëkandidimi i Berishës dhe komedia e Komisionit 'Nishani'

8 Shtator 2020, 20:57| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 20:58

  • Share

Sali Berisha nxitoi të mos e lërë më fatin e tij në dorë të Bashës. Dhe e ka menduar mirë. Në vitin 2017, për gati katër ditë pasi Basha arriti marrëveshjen me Ramën dhe u mbyll me kunatin duke hartuar listat për deputetë, Berisha ngjante i pasigurt për veten e vet dhe rrethin e tij.

Basha i hoqi nga lista dhëndrin, a thua se e kishte rival dhe në karrierë, edhe pse formalisht ishte zyrtar i lartë i PD-së, ndërsa Berishën e spostoi të shtatin në Tiranë.

Pati shumë përfolje nëse Berisha kishte apo jo gisht në lista, por ajo që dukej qartë pas shpalljes së listave dhe reaksionit që pasoi, ishte kujdesi i Berishës të mos dukej i papërfillur nga Basha.

Në fakt, ishte i papërfillur. Vetëm kur Basha humbi thellë dhe kritikët ju vërsulën Bashës ta shqyenin, ai i doli zot, duke e kritikuar vetë i pari, por duke u bashkuar me viktimat, që të mbështesnin sërish PD.

Këtë radhë duket se nuk e la fatin në dorë të Bashës dhe komisioneve të tij qesharake. Duke marrë shkas nga provokimi i Rulit, i cili e këshilloi publikisht të shkojë në shtëpi, dhe natyrisht duke dëgjuar zotimet e njerëzve të Bashës, që ai nuk do të jetë më në listë, Berisha vetëkandidoi dje, për të mos e lënë fatin e vet në dorë të Bashës. Bëri publike se do kandidonte dhe kjo nuk varej as nga Komisioni “Nishani”, as nga dëshira e Bashës.

Fill pas kësaj, mbrojti sërish Bashën, që ka vepruar mirë dhe “ka mbrojtur vlerat e PD-së”.

Kjo duhet doemos që të mos duket se vetëkandidimi i tij, është një shpallje lufte ndaj Bashës.

Por mbi të gjitha, vetëkandidimi i Berishës është një zhvlerësim thelbësor për të ashtuquajturin Komision që përzgjedh kandidatët.

Ai tregoi se Komisioni nuk është një mekanizëm që i konsideron të barabartë dhe të barazvlefshëm gjithë kandidatët. Disa prej tyre, si Berisha, janë “edhe më të barabartë”, siç do thoshte Orwelli në veprën e tij.

Nga ana tjetër, vetëkandidimi i Berishës është dhe një përpjekje për t’i dhënë fund poshtërimit që po i bënte Komisioni, sidomos dyshja Ruli-Mustafaj, ku njëri e këshillonte të dilte në pension, dhe tjetri po me aq seriozitet e vlerësonte se kishte punuar mirë dhe e meritonte të kandidonte.

Duke dashur të fshijë nga kujtesa e çdo demokrati, idenë se për atë vendosin të tjerët, dhe jo vetë ai, Berisha vetëkandidoi, duke qenë kështu kandidati i parë i sigurt i PD-së në listat e vitit 2021.

Tani Basha nuk mund të fshihet më pas Komisionit, për ta eliminuar atë. Nëse e heq, duhet ta heqë vetë dhe të marrë koston e përballjes me të.

Tani Komisioni do të vazhdojë punën, të merret me kriteret teknike dhe formularët, të pyesë kandidatët e thjeshtë, mos kanë ndonjë akuzë për vjedhje apo vrasje, t’i pyesë si e kanë vënë pasurinë etj.

Për Berishën që ka pranuar katër vrasje politike më 21 janar, që ka 26 plus 1 të vrarë për skandalet e të birit në Gërdec, që nuk justifikon dot as vilat në Lalëz, as dhjetëra apartamente në Tiranë, nuk ka më kritere.

Berisha deshi të tregojë se nuk pret mëshirë, as nga Basha, as nga Ruli, dhe aq më tepër nuk pret mbështetje nga Nishani dhe Mustafaj.

Ai vendosi të vetëkandidojë, për të mos e lënë fatin e vet në dorë të të tjerëve. Dhe në të njëjtën kohë, e lidh prapë fatin e PD me emrin e tij, pasi e quajti betejë të tij.

Urime kandidatit të parë të zgjedhjeve të 2021, Sali Berishës. Të paktën shqiptarët e dinë qysh tani me kë kanë punë dhe në këto zgjedhje.

Komento

Komente

  • Qeni Berishe: 08/09/2020 23:18

    Do na mbushe edhe me 2021 me morra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?