Votimi i 6 marsit shërbeu si një sondazh gjigand me rreth 360 mijë banorë të rritur, për të testuar se sa përkrahje kishte Berisha në elektorat, 9 vjet pas humbjes së tij plebishitare të 2013-ës dhe pas shpalljes persona non-grata nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë të tjera, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive iu përgjigjën thirjeve të zjarrta të Berishës për të votuar kandidatët e përkrahur fuqimisht prej tij.
Berisha bëri një fushatëintensive personale para 6 marsit, duke zhvilluar takime elektroale nga mëngjesi deri në darkë kudo në 6 bashkitë (ndryshe nga Rama e Basha, që pothuaj nuk fushatuan fare në terren). Në fakt, një fushatë të tillë kapilare Berisha nuk e kishte bërë qysh nga fushata e tij për Referendumin e 1994-ës. Dhe para fushatës për 6 marsin, ai kishte bërënjë seri të pandërprerë foltoresh në gjithë Shqipërinë qysh nga mesi i shtatorit.
Por më 6 mars, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive shkuan në kutitë e votimit për t’ia dhënë votën kandidatëve të përkrahur prej Berishës…
Kjo përqindje ështëfare e vogël,krahasuar me atë qëka çimentuar Rama qysh kur u konsolidua në krye të kampit të majtë. Nga 2009-ta e këtej, për PS-në dhe partitë satelite të saj (PSD, PDS, etj.) kanë votuar rregullisht jo më pak se 40% e banorëve të rritur (shihni grafikun shoqërues). Dhe Berisha e përkrahësit e tij duhet ta masin veten pikërisht me këtë 40-përqindësh të Ramës, e jo me 7.5-përqindëshin ebanorëve të rritur që votuan për kandidatët e Bashës më 6 mars…