Kuvendi i 11 dhjetorit/ Vetëm qiraja në ‘Air Albania’ kushton mbi 8 mijë euro! Kush e financon Sali Berishën?

8 Dhjetor 2021, 16:57| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 19:11

  • Share

Më 11 dhjetor në Tiranë Sali Berisha do të zhvillojë aktin final të një aksioni të nisur për luftën brenda PD kundër kryetarit Lulzim Basha, por edhe kulmimin e një aksioni tentativë për të ‘negociuar’ nga pozitat e forcës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse në SHBA vendosën të mos ia lejonin më hyrjen si politikan i korruptuar që minon demokracinë.  Berisha ka paralajmëruar se Kuvendi i PD-së i thirrur prej tij do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’. Pra Berisha do të marrë me qira stadiumin modern kombëtar.

Por ish-Kryeministri dhe lëvizja e tij ende nuk i kanë dhënë një përgjigje pyetjes më të rëndësishme: Kush do t’i paguajë paratë që duhen për ta marrë në dispozicion stadiumin? Kush e financon lëvizjen e Sali Berishës?

Nuk bëhet fjalë për shifra të vogla. Burime të Report TV bëjnë me dije se shoqëria që administron stadiumin, ‘Qendra Sportive Kuqezi’ dhe që është në varësi të FSHF, ka pranuar një ofertë rreth 1 milionë lekë ose mbi 8 mijë euro që ta vërë në dispozicion të ‘Foltores’ arenën e madhe të shqiptarëve. 

Sipas asaj që mëson Report Tv në tapetin e gjelbër të fushës do të vendoset një skelë e madhe, ndërsa pjesëmarrësit do të ulen në tribunën përballë. Pra, edhe pse shpesh stadiumi ‘Air Albania’ i është privuar skuadrave të futbollit, me arsyen se fusha dëmtohet, por për organizime politike duket se e kundërta ndodh, aq më shumë kur ato ofrojnë shifra të tilla. Skela do të shërbejë si një ‘Foltore’ gjigande për Berishën. Gjithashtu do të vendosen ‘Led wall’, ekrane të mëdhenj moderne për ta bërë edhe më të fortë impaktin e propagandës së përgatitur nga Sali Berisha.

Pra nga një përllogaritje e thjeshtë vetëm me këto detaje që janë mësuar deri tani bëhet fjalë për disa dhjetëra mijëra euro shpenzime. Dhe ende asnjë detaj se nga xhepat e kujt do të dalin këto para që do të shkojnë për stadiumin, për kompaninë që do të përgatisë skenën, foninë etj.

Që prej 16 shtatorit kur nisi ‘Foltoren’ e tij të parë në luftën kundër Bashës dhe SHBA-ve Berisha ka bërë disa dhjetëra takime në të gjithë vendin. Edhe pse ka thuajse 3 muaj që lëvizja e tij merr me qira ambiente, salla në të gjithë vendin, që Berisha ruhet nga disa roje, që eskorta e tij përbëhet nga disa makina, askush nuk ka dhënë një informacion se kush ia paguan sallat në të gjithë vendin Berishës? Kush ia financon truprojat e Berishës, makinat e shtrenjta që e shoqërojnë, karburantin etj?

Ky ‘rrugëtim’ i ‘Foltores’ kulmoi edhe me takimin virtual të ish-Kryeministrit në SHBA. U mbajt në një sallë super të shtrenjtë në Tiranë, ndërkohë që pati edhe një sallë tjetër të prenotuar në SHBA, pa llogaritur këtu udhëtimin dhe qëndrimin aty të dy moderatorëve të familjes Berisha. Po këto para nga dolën?

Të gjitha këtyre pyetjeve Sali Berisha do të duhet t’i japë përgjigje. Ai vërtet e ka një betejë transparence brenda partisë nëse i ka apo jo të rregullta firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD por sfida më e madhe e tij është me shqiptarët, t’i tregojë se kush ia siguron luksin që të shpenzojë qindra mijëra euro në një aksion politik, kur nuk ka një parti politike zyrtare që ta mbështesë dhe kur ka plot 9 vite që shqiptarët e kanë larguar nga pushteti.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 09/12/2021 06:06

    Populli I tiranes te mos shkoje ne MBJEDHJET e komunistit sali....ai eshte nje kriminel I damkosur dhe nga SHBA....ai te arrestohet sa me pare bashke me ilir meten dhe nja 500 veta qe kane vjedhur arken e shtetit..ketu futet dhe basha..me vone edi rama ..

    Përgjigju
  • Iris: 09/12/2021 01:51

    8 mije euro i gjithe stadiumi! Ky e paska marre falas fare.Te mendosh sa shkojne dhomat per nje nate ne disa hotele me 5 yje ne bote,kurse ky do marre me qira nje stadium te tere!!!

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 08/12/2021 21:50

    Delegatet do ta ndjekin Saliun online ne ekranin e Air Albania kur te flase nga 313-ta

    Përgjigju
  • Trabuzhan Kasap Rexhep bule Leka [ kepi ]: 08/12/2021 19:37

    O adi buxhetin e ka lyl shal ngjitmi e përgjigjja jote bie automatik7sht. Pra kto lek jan lekët që dalheu ka vjedhur nga Shqiptarët. Prandaj dhe USA e ka shpallur ish sekretarin e partis familjarisht non grata o adi që skupton që salheu është jo vetëm kriminel por dhe hajdut.

    Përgjigju
    • Duka: 08/12/2021 22:59

      Mos deshe te thoshe Lalplehu????

  • Delinquenti: 08/12/2021 19:24

    Eshte shum e thjeshte pergjigjia te gjith ato miljona qe kane bo ato militante gjate ketyre viteve do te pastrohen dhe asnjë nuk do te mori vesh. Kush do ta morì persiper me vendos emrin ne listen e donatorve KJO ESHTE NJE BETEJE NE VETE PER DREJTESIN SHQIPTARE te presi dhe te shofim si do te justifikohen te gjithe keto te ardhura.

    Përgjigju
  • Ledi: 08/12/2021 18:25

    Eshte e thjeshte per ta kuptuar se kush e financon!Ato qe ai ndihmoi .Te besh kundershtarin me USA me duket nje show pa efekt te madh . Perfundimi do jete ajo qe deklaroi DASH i

    Përgjigju
  • adi: 08/12/2021 17:24

    partia demokratike ka nje buxhet kshu qe kjo pyetje bie.

    Përgjigju
    • Ehuuu: 09/12/2021 09:08

      Buxheti i shtetit i financon te dy. Bejne teater me popullin

    • Luli: 08/12/2021 20:56

      Po Edi motren kush e financon neper ato takimet me patronazhistet,qe na çau karin tash 8vjet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?