Vetingu në polici shtyhet në shtator/ Gradat e larta në 'ankth', i pari në 'sitë' Ardi Veliu

8 Gusht 2019, 11:48| Përditesimi: 8 Gusht 2019, 11:53

  • Share

TIRANË- Edhe pse ishte paralajmëruar se seanca e parë e vettingut për drejtuesit e lartë të policisë do të niste që në muajin Gusht, burime për Report Tv bënë me dije se gjithcka është shtyrë për javën e parë të shtatorit.

Burime sqaruan se shkak ka qenë volumi i punës dhe dokumentet që priten për 300 gradat e para nga institucione si banka, hipoteka, zyrat e pastrimit të parave si dhe disa informacione që ende skanë ardhur nga jashtë vendit.

I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Komisioni i Jashtëm i Vlersimit ka punuar këtë periudhë mbi dosjet e 30 gradave të para ku përfshihen drejtuesit e policisë, gardës, drejtorëve të kufirit dhe shërbimeve mbështetëse të policisë së shtetit.

Komento

Komente

  • liri: 08/08/2019 13:06

    po normal qe do shtyhet se smundet qe per 1 vit te kontrollosh 300 drejtuesit.dhe do ishte gafe po te realizohej per 1 vit.minimumi 2-3 vjet po nqs do behet sakte dhe me seriozitet. ose e kane vendosur dhe bejne sikur kontrollojne per 1 vit po keta qe kontrollojne kane ndonje mbrojte pas punes per vleresimin ..apo do hidhen ne rruge dhe te perballen me policet e korruptuar qe larguan .... kjo eshte po aq serioze sa vete procesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?