Politikë

Vettingu i politikanëve/ Gjikondi: Skandal, s'mund të jetë pjesë e Kushtetutës! Murrizi: Pazar i Bashës që të trembë Berishën! Hajdari: S'mjafton! Haklaj: Do pastrojë politikën

21 Tetor 2021, 22:44| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 22:56

  • Share

TIRANË- Vettingu i politikanëve, një propozim nga Partia Demokratike, duket se nuk ka gjetur mbështetje në radhët e njohësve të ligjit. Avokatja, njëherazi avtiviste, Brizida Gjikondi e ka cilësuar këtë propozim skandaloz që ndërhyn në kompetencat e institucioneve të tjera. Në studion e Report Tv në emisionin 'Repolitix'  të gazetarit Denis Minga, ajo ka shkuar edhe më tej duke thënë se kjo është një taktikë e përdorur nga Lulzim Basha për të hequr vëmendjen nga lufta brenda PD-së.

"Kjo është më shumë amnisti dhe në këtë tekst janë detyrat që i bën ILDKPI. Kjo është si OFL, duan të fakterizohen në krizën që kanë me Berishën. 3 pushtet janë të ndara dhe nuk i kam dëgjuar ndonjëherë që SPAK të varet nga një komision parlamentar, është skandal. Ka struktura, ke SHIK, SPAK, ILDKPI,  ky është një show shumë i madh. PS hesht se mund të jetë një tolerancë që po bëjnë me njëri tjetrin. Ujku nuk e shpëton kopenë e deleve, ujku është Basha. E turpshme që të fusësh në Kushtetutë Vettingun e Politikanëve", tha Gjikondi.

Kundër kësaj forme të vettingu, që të pastrohet politika nga vetë politikanët, është shprehur kundër edhe ish-deputeti Myslim Murrizi. Ai e quan tallje dhe shkashkë për të trembur Sali Berishën.

"Duhet t'iu hetohet pasuria, jo vetting për politikanët. Kjo është tallje. Janë investuar 500 mln dollarë për SPAK, politikan janë më shumë do duhen 15 vjet. Ai djali i vogël që vrau policin në Lezhë ka vrarë Edi Ramën, tani Rama duhet të ikë? Pse nuk reagon Rama? Se është tallje, është shashkë. Pazar për të trembur Berishën", ka deklaruar Murrizi.

Megjithatë, përtej kundërshtimeve në studio, Azgan Haklaj ish-deputet i PD ka besimin se Lulzim Basha synon që të pastrojë politikën dhe e krahason këtë propozim me ligjin e dekriminalizimit.

"Vettingu i politikanëve duhet të shkojë deri në fund, mekanizmat ligjor hajde t'i diskutojmë. Duhet bërë pastrimi i politikës. Elitat politike pas diktaturave kanë bërë përplasje të forta për pushtet dhe pasuri. Ne bëmë reformë në drejtësi se nuk kishte balancim pushtetesh, se kishim një parlament që kontrollonte gjyqësorin. Lulzim Basha po synon atë që synoi me dekriminalizimin, që të pastrojë politikën shqiptare. Po e patën seriozisht politika e pastron. Çdo pasuri e madhe pas, ka një krim të madh pas", u shpreh ai.

Edhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari është dakord për një vetting për politikanët, por këto propozime të PD-së sipas tij nuk mjaftojnë. Për këtë, ai i është drejtuar me një thirrje Lulzim Bashës që të kërkojë ndryshim të Kushtetutës në tërësi, pasi ka shumë ligje që duhen riparë sipas këndvështrimit të tij.

"Ç'punë ka SPAK që të bëhet Byro Politike. Domethënë 6 spartanët e SPAK do marrin këta zyrtarët dhe do thonë ky pasuri të pajistifikuara, por s'ka vepër penale, dhe duhet të dalë nga politika ndërsa i dyti ka shkelje të rënda dhe do e marrim në hetim. Çdo institucion që mund të ngihet në Shqipëri ka të drejtë që të përgatisë materiale dhe t'ia çojë SPAK të nis hetimet, jo të behët institucion.  (...) Ne kemi nevojë për një proces tjetër të ndryshimeve Kushtetuese, opinioni im për këto që kërkon PD, nuk jam kundër, por janë të pamjaftueshme. Zoti Lulzim Basha të falenderojmë shumë për vullnetin, kjo duhet riparuar, tërhiqi këto të trija çel një diskutim të madh thirri juristët dhe konstitucionalistët që janë djathtas e majta ato që janë të pavarur dhe pyeti ça ndryshimesh janë të nevojshme", tha Hajdari.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushi: 22/10/2021 07:37

    Pse moj nusja e Lal Hekrit per gjyqtarey nuk ishte skandal per keta qe na ropen ka 30 qenka??? Ik moj koministe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?