Punë jashtë orarit, organet e Vettingut: Duam pagesë shtesë

23 Qershor 2019, 11:33| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 13:49

  • Share

Kur kanë kaluar më shumë se 14 muaj nga seanca e parë e vettingut, institucioni i cili është duke kontrolluar pasuritë dhe figurën e gjyqtarëve është në kërkim të parëve për të mbajtur stafin komisionerët dhe këshilltarët e tyre.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht një letërkëmbim të ministrisë së financave me komisionin e pavarur të kualifikimit për orët jashtë orarit zyrtar, statusit të drejtuesit si dhe vështirësisë në punë.

Kërkesës për shtesë fonde bërë më 8 maj 2019 nga vettingu, i përgjgijet më 21 maj se edhe para reformës në drejtësi edhe pas saj për gjyqtarët nuk ka qenë e parahsikuar pagesa për punën jashtë orarit.

“Komisioneri dhe Komisioneri publik marrin pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarit dhe prokurorëve” si dhe në legjislacionin që rregullon satusin e gjyqtarëve dhe prokurëve, nuk gjejmë në trajtimin financiar të tyre, të drejtën e pagës për orë jashtë orarit zyrtar.

Për rrjedhojë shton ministria e financave, bazuar në pikën 5 të po këtij neni, ku paga e këshilltarit i referohet pagës së komisionerit dhe nuk parahsikohet një trajtim ndryshe ninanciar, në llogaritjet tona nuk janë parashikuar fonde buxhetore për orët jashtë orarit.

Vec orëve jashtë orarit tre institucionet e vettingut, si komisioni i pavarur i kualifikimit, kolegji i posacëm i apelimit dhe komisioneri publik kanë kërkuar edhe pagesën shtesë për vështirësi.

Në përgjigjen e saj drejtuar institucioneve të vetting, financat thonë se “në fondet tona nuk janë parashikuar fonde për këtë qëllim, pasi paraprakisht kërkohet miratimi injë akti nënligjorë që përcaktojnë masën e shtesës për vështirësi”.

Në një kohë kur vetting është karta më e fortë e shqipërisë për integrimin në BE, mospagesa e orëve jashtë orarin për stafin e vetting dhe  letërkëmbimi me financat dhe institucionet e vetting. Ka bërë që punonjësit e këtij procesi që kur tek financat ishte Arben Ahmetaj të mos marin pagesën që u takon.

Deri më tani nga mbi 880 subjekete gjyqtar e prokuror si dhe këshilltar ligjorë në sitën e vetting kanë kaluar mbi 150 subjekte ku gjysma e tyre janë shkarkuar dhe një pjesë janë dorëhequr.

Ndërsa përgjatë muajit qershor seancat në KPK vazhdojnë të jenë nga katër ose pesë në ditë për shkak të listër prioritare të kërkuar për prokurorinë e posacme antikorrupsion, kandidatëve për kushtetuese si dhe kandidatëve për kryeprokuror dhe inspektor të lartë të drejtësisë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kico spiri nga zagoria: 23/06/2019 20:11

    Dakord.oret shtese ti marrin.por,se pari cilesi,pasterti.se dyti,sa e kane rrogen?10 apo 12 milion?.ndaj bashkohem me ate qe thote mos u fryfshi.lexoni kerkesen tuaj per rrogen 12 milioneshe,ku thoni se na pret nje pune pa orar dhe me ngarkese.

    Përgjigju
    • Una Cuna: 23/06/2019 22:12

      po kush i jep 10 apo 12 milion o shoku? Nuk e di por nuk ma do mendja se marrin me shume se 3 milion (te vjetra flasim gjithmone).

  • Tironsi: 23/06/2019 14:00

    SHTETI ME I PAPERGJEGJSHEM NE MES TE EUROPES.... I MBAN ORET SHTESE PUNONJESVE DUKE FILLUAR NGA INFERMJER... MESUES...MJEKE... POLIC... USHTAR... SHTET QE E KAN MENJEN VEC ME VJEDHE ME TENDERA. DHE KUR NUK RESPEKTOJNE LIGJIN PET PUNONJESIT E VETE IMAGJINO CA BOHET NE PRIVATE E NPOPULL.

    Përgjigju
  • Qytetar: 23/06/2019 13:14

    Une nuk marr vesh nga financat, por duke qene reforma me e rendesishme ne Shqiperi, si dhe bazuar ne Kodin e Punes, po kerkojne nje te drejte te tyre. Ler pa bere nje rruge per 5 vjet se u mesuam tashme.

    Përgjigju
  • Ardjan: 23/06/2019 12:39

    Taksën e naftës,ose anullo një tendër çfarëdo korruptiv dhe miljonat e eurove përdori për vetingun z.Rama! Boll e përdore vetingun për hallet e tua! Mjaftë! Kupa po derdhet nga plot zullume të qeveris suaj! Mbylle ref.në drejtësi! Mos ki frikë! Shpëto shqiptarët! Shpëto partin socialiste! Shpëto edhe Ramën se edin nuk e shpëton dotë! Edi në p.s...me shokët,atje para drejtësisë! Ska zgjidhje!

    Përgjigju
  • populli ska buk te haj: 23/06/2019 12:33

    yyyt mos u fryfshi

    Përgjigju
    • Pse: 23/06/2019 13:40

      Pse, o shoku, me mire te marrin keta ate qe u takon, sesa te t'i marre gjyqtari apo prokurori neser nen dore e te te beje gjemen.

  • asolingo: 23/06/2019 12:14

    Per mendimin tim duhet te marim oret shtese qe u takojne(vetem nga sekuestrimi i pasurise se nje politikani behet likuidimi i oreve shtese).Rendesi ka te behet puna e sakte ministria ti lere denglat dhe duhet ti paguaje.

    Përgjigju
    • Ardijan: 23/06/2019 14:12

      Bëje vetingun z.kryeministër se vëtë socialistët do të ti presin lulet!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?