Thoma Jano para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit

Vettingu konfirmon në detyrë numrin dy të Prokurorisë së Përgjithshme

17 Shkurt 2020, 11:10| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 11:12

  • Share

TIRANE- Zv/ prokurori i Përgjithshëm Thoma Jano është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Jano u përball me komisionin e vettingut në datë 13 shkurt, ndërsa sot trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici e konfirmuan në detyrë, pasi nuk konstatuan asnjë shkelje në të tria shtyllat e vlerësimit.

Thoma Jano ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka punuar fillimisht si hetues dhe në fund të viteve ’90, ka drejtuar Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2002, Jano u emërua zv/ ministër i Rendit Publik.

Prej vitit 2004, Thoma Jano ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në dhjetor 2019 u zgjodh në postin e zv/ Prokurorit të Përgjithshëm nga kryeprokurori i ri Olsian Çela.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?