Vettingu merr pushimet, rikthehet me seanca më 3 shtator. Emrat që u shkarkuan në 3 muaj

7 Gusht 2018, 13:31| Përditesimi: 7 Gusht 2018, 15:34

  • Share

Siparin e seancave të vettingut më 4 Maj 2018 e hapi gjyqtarja kushtetuese Vitore Tusha, ajo kaloi sitën e vettingut ndërsa 6 gushti shënoi dhe seancën e fundit me prokurorin Arben Dollapajn.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga Maji deri më 6 Gusht kaloi në sitë 61 subjekte mes tyre gjyqtarë e prokurorë, nga të cilët 27 u konfirmuan në detyrë, 21 u shkarkuan dhe për 13 u ndërpre vettingu për shkak të dorëheqjeve nga sistemi.

Burime nga KPK bënë me dije për ReportTv se seancat dëgjimore do të rikthehen nga 3 shtatori 2018 e deri atëherë do të funksionojë vetëm administrata e vettingut.

Përsa i përket komisionerëve ata do të bëjnë një leje dy javore sipas Kodit të Punës dhe më 28 gusht ata do të rikthehen në detyrë për të rinisur seancat në fillim shtatori.


Në sitën e vettingut pritet të kalojnë 880 subjekte mes tyre gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë ndërsa ky proces do të zgjas 5 vite.


Për shkak të vettingut aktualisht është jashtë funksionit gjykata kushtetuese dhe ajo e lartë pasi më shumë se gjysma e gjyqtarëve u shkarkuan për mosjutifikim pasurie dhe kontakte me botën e krimit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pushime te mbara: 07/08/2018 18:17

    Pa punuar as nje vit me hap si breshka meritojne pushim nga puna dhe jo pushime te paguara nga shteti. Keta ja e bere per tu thene ju befte mire se au lodhet si pa kush duke punuar.

    Përgjigju
  • Bledi: 07/08/2018 14:26

    Patjeter qe mer pushimet se do.prishin parate qe ju dhane nga artur malaj qeu dqlshin nga hundet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?