Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, regjistrohen 5 raste të reja infeksioni

8 Qershor 2021, 16:26| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 16:29

  • Share

KOSOVË- Vazhdon të mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike edhe në Kosovë. Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19. Ndërkohë që nga 4.014 testime të kryera janë identifikuar vetëm 5 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 155 qytetarë, ndrësa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.343.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.512, ndërkohë që ai i viktimave është 2.246 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 923.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 2.805 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 83.725 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?