Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë, vetëm 1 viktimë në 24 orë nga COVID-19, regjistrohen 17 raste të reja infeksioni

12 Qershor 2021, 16:20| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 16:23

  • Share

Në 24 orët e fundit është shënuar 1 viktimë nga COVID-19 ndërsa nga 1774 testime të kryera janë regjistruar 17 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 112 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.791.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.571, ndërkohë që ai i viktimave është 2.249 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 627 në krahasim me ditën e djeshme që ishin 733.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 3.480 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 96.369qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?