Vezë me patate të skuqura me qepë dhe domate nga zonja Albana

26 Shtator, 11:48| Përditesimi: 26 Shtator, 11:50

  • Share

Vezë me patate të skuqura me qepë dhe domate

Përbërësit:

  • 6 kokrra vezë
  • 250 gr patate
  • 1 lugë xhenxhefil i freskët
  • 4-5 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 1 thelpi hudhër
  • 250 gr domate kutie me lëngun
  • 1 spec jeshil
  • 1/2 lugë shafran pluhur
  • 1 lugë majdanoz i grirë hollë
  • Pak arrë moskat
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet për 10 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i presim në kuba të vegjël dhe i fërgojmë me pak vaj në një tenxhere të madhe, në zjarr normal 5 minuta, derisa të marrin lehtë ngjyrë. I vendosim në letër kuzhine duke i hedhur kripë dhe pak arrëmyshk. Me vajin e mbetur kaurdisim qepën, hudhrën dhe xhenxhefilin derisa të marrin një ngjyrë të lehtë. Shtojmë domatet, specin dhe shafranin dhe i lëmë për 1 minutë. Hedhim më pas vezët në tenxhere, i trazojmë mirë për 2-3 minuta, derisa vezët të fillojnë e të mpiksen. Kontrollojmë shijen për kripë e piper. Vendosim patatet në një pjatancë, shtojmë vezët e gatuara e të thërrmuara me qepë e domate dhe e spërkasim me majdanoz të freskët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?