Vezë të thërrmuara me patate e xhenxhefil
Përbërësit:
- 6 kokrra vezë
- 250 gr patate
- 1 lugë xhenxhefil i freskët
- 4-5 lugë vaj ulliri
- 1 qepë e grirë hollë
- 1 thelpi hudhër
- 250 gr domate në kuti
- 1 spec jeshil
- 1/2 lugë shafran pluhur
- 1 lugë majdanoz i grirë hollë
- Pak arrë moskat
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë patatet për 10 minuta në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i presim në kuba të vegjël dhe i fërgojmë me pak vaj në një tenxhere të madhe, në zjarr normal 5 minuta, derisa të marrin lehtë ngjyrë. I vendosim në letër kuzhine duke i hedhur kripë dhe pak arrëmyshk. Me vajin e mbetur kaurdisim qepën, hudhrën dhe xhenxhefilin derisa të marrin një ngjyrë të lehtë. Shtojmë domatet, specin dhe shafranin dhe i lëmë për 1 minutë. Hedhim më pas vezët në tenxhere, i trazojmë mirë për 2-3 minuta, derisa vezët të fillojnë e të mpiksen. Kontrollojmë shijen për kripë e piper. Vendosim patatet në një pjatancë, shtojmë vezët e gatuara e të thërrmuara me qepë e domate dhe e spërkasim me majdanoz të freskët.