Vëzhgim i Report Tv/ Ish-stacioni i trenit në Elbasan kthehet në ‘strehë’ për të droguarit! Banorët të frikësuar kur dalin natën

21 Janar, 18:44| Përditesimi: 21 Janar, 18:49

  • Share

Konsumi i drogës, sidomos i heroinës është fenomen shqetësues në Elbasan. Veçanërisht në zonat periferike, ku nuk ka ndriçim dhe të rinjtë përdorin godinat e rrënuara për të bërë “shiringë”. Me kameran e Report Tv vëzhgojmë ish-stacionin e Trenit.

Vagonët e mbetur aty që nga vitet ’90 kur transporti hekurodhor pushoi së ekzistuari janë kthyer në strehë për përdoruesit e drogës.  Në këtë zonë mungon prezenca e policisë, edhe pse provat janë të dukshme.

Banorët e lagjes periferike “Mehalla e Madhe” poshtë stacionit të trenit shprehen të shqetësuar pasi në mbrëmje vajzat dhe gratë nuk mund të lëvizin nga frika.

Dihet ajo, nuk kam për çfarë të flas unë. E frikësuar,  tani unë për vete nuk ndihem, por nata është problem. Ashtu, me frikë dalim. Çfarë të bëjmë? Jo jo, nuk ka ndodhur asnjëherë, e shikojmë që hyjnë e dalin. Të frikësuar janë ata që dalin natën, këta të rinjtë vajzat e reja dhe nuset frikë kanë. Se ja aty është rruga. Frikë kanë, i çojnë vëllezërit e prindërit. 

Këto godina janë në pronësi të kompanisë “Hekurudha shqiptare”, e cila bashkë me Policinë e Elbasanit janë përgjegjëse për kthimin e rrënojave në strehë për përdoruesit e drogës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?